“Në Hagë po gjykohet tërësisht UÇK-ja. Kushdo që mendon ndryshe po e gëlltit, me ose pa vetëdije, propagandën serbe. Thaçi ishte motori i UÇK-së.”
Kështu po pretendohet të ketë deklaruar Stjepan Mesiq, ish-presidenti kroat, sipas слика të publikuar të hënën (28 shtator) në TikTok.
Шта није у реду са садржајем?
Поднета изјава је измишљена.

Përmbajtja në fjalë ka marrë mbi 29 mijë shikime dhe nga përmbajtja e komenteve në postim, vlerësohet se ka mundësi që audienca ta përceptojë pretendimin si të besueshëm.
Fillimisht përmes “Google Lens”, u hulumtua origjina e imazhit të përdorur në TikTok për të verifikuar nëse fotoja e Stjepan Mesiqit i përket ndonjë interviste të vjetër të shkëputur nga konteksti apo nëse bëhet fjalë për një imazh të montuar.
Rezultatet kanë treguar që pretendimi për këtë deklaratë është publikuar qysh nga shkurti i këtij viti (shih овде). E njëjta deklaratë e pretenduar është publikuar edhe në njërën nga faqet në Facebook të një mediumi (shih овде).
Karakteristikë e publikimeve është se asnjëra nga to nuk e saktëson se ku e ka bërë deklarimin e pretenduar, ish-presidenti Mesiq.
Mw pas u kërkua për llogari apo faqe zyrtare të ish-presidentit kroat. Kërkimi në makinën e kërkimit “Google” dhe në Facebook, nuk shfaqi profile zyrtare të Mesiq, të cilat do të mund të kontrolloheshin për verifikimin e kësaj deklarate (shih овде дхе овде).
Hulumtimi ka vazhduar dukë kërkuar direkt për deklaratën e pretenduar, në gjuhën shqipe dhe atë kroate (shih овде дхе овде). Megjithatë rezultatet e kërkimit nuk kanë shfaqur asnjë artikull të burimeve kredibile që do të konfirmonin deklarimin e pretenduar.
Hibrid.info po ashtu kontrolloi për përmbajtje kredibile në gjuhën shqipe, ku janë raportuar deklarimet publike të Mesiq, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në artikujt e gjetur tregohej që ai në deklarimet publike ka shprehur besimin në pafajësinë e të akuzuarve dhe ka theksuar qartë luftën e drejtë të UÇK-së (shih овде, овде, овде дхе овде).
Megjithatë, nuk është gjetur ndonjë dëshmi apo burim i besueshëm që ai të ketë bërë deklaratën specifike se në Hagë po gjykohet tërësisht UÇK-ja apo se Thaçi ishte motori i saj.
Анализа
Pretendimi se ish-presidenti kroat, Stjepan Mesić, ka deklaruar se në Hagë po gjykohet tërësisht UÇK-ja dhe se Hashim Thaçi ka qenë “motori” i saj, është i sajuar.
Gjatë kërkimit në Google dhe Facebook, nuk u gjet asnjë profil zyrtar ose i verifikuar i ish-presidentit kroat që do të mund të vërtetonte një deklaratë të tillë.
Po ashtu, kërkimi i drejtpërdrejtë i thënies në gjuhën shqipe dhe kroate nuk ka prodhuar asnjë rezultat nga burime apo media kredibile.
Ndonëse në deklarimet e kaluara të pasqyruara në media, Mesiq ka shprehur besim në pafajësinë e të akuzuarve dhe ka mbështetur luftën e UÇK-së, nuk ekziston asnjë dëshmi se ai ka dhënë një deklaratë me këtë përmbajtje specifike.
Стога, на основу своје методологије рада, hibrid.info оцењује овај садржај као „Лажне вести“.
образложење
Оцена „Лажне вести“ се даје информативном садржају који је у потпуности измишљен или који садржи чињенично нетачне тврдње или информације. Садржај који је оцењен као лажне вести може се дефинисати као садржај који је креиран и дистрибуиран са намером да се јавност дезинформише, тј. да се тврдња која је потпуно нетачна представи као чињеница.