Është publikuar një imazh ku shfaqet Hysni Gucati, kreu i organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili teksa mbante një fjalim para protestuesve, mbante një revole të fshehur mbrapa shpinës.
садржаја është gjetur e publikuar të dielën (20 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “realiteti_me_albinkurti4”.
Шта није у реду са садржајем?
Ky imazh është i manipuluar.

Në bazë të fakteve që shihen në imazhin e dërguar nga lexuesit, vërehet se përmbajtja fillimisht është publikuar në Facebook nga llogaria me emrin “Luftari Spartak”.

Megjithatë, pas kontrollit në këtë llogari, postimi në fjalë nuk u gjet (shih овде).
Hibrid.info më pas kontrolloi në llogarinë e Gucatit në Facebook. Në postimet e tij u gjet një publikim, ku ai kishte sqarua tekstualisht dhe vizualisht se përmbajtja në fjalë ishte e manipuluar (shih овде).
Imazhi është shkrepur më 19 shtator, gjatë protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së kundër vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gucati u ishte drejtuar të pranishmve me fjalim (shih овде).

Hibrid.info hulumtoi dhe gjeti video-materialin e protestës së publikuar në kanalin zyrtar të televizionit “Kanal 10” në Youtube (shih овде). Në pamjet e fjalimit të Gucatit, vërehet se ai gjatë gjithë kohës, sa i drejtohet masës, ka mbajtur duart përpara (shih овде).

Përveç kësaj, edhe analiza nëpërmjet “HiveModeration.com”, vegla online për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA), ka shfaqur rezultatet (87,4%) që tregojnë gjasa të mëdha qe ky imazh të jetë i gjeneruar nga kjo teknologji.

Анализа
Imazhi ku pretendohet se Hysni Gucati, gjatë fjalimit në protestën e veteranëve të UÇK-së, mbante një revole të fshehur pas shpinës, është i manipuluar.
Pamjet autentike nga protesta tregojnë se Gucati, gjatë fjalimit, i mbante duart përpara dhe nuk shihet duke mbajtur revole pas shpinës.
Përveç kësaj, analiza e imazhit përmes “HiveModeration.com”, një vegël online për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA), ka treguar një probabilitet të lartë që imazhi të jetë gjeneruar ose modifikuar përmes kësaj teknologjie.
На основу своје методологије рада, hibrid.info оцењује овај садржај као „Превару“.
образложење
Оцена „Обмана“ се даје информативном садржају који је манипулисан у смислу визуелног (дипфејк, јефтини фејк), аудио или текстуалног садржаја како би се обманула публика. Овај облик обмане се обично користи за производњу лажног и манипулисаног садржаја.