Последњи | Када друштвене теме постану клик-мамац Последњи | Натписи не указују на то да је одлука о овим додацима донета у Грчкој. Последњи | Вежбе КФОР-а представљене као неосноване припреме за немире на Косову Последњи | Није тачно да од 7. септембра албански грађани морају имати... Последњи | Стари видео из Индонезије лажно приказује стање на путевима у К… Последњи | Неоснована нарација коју представља сарадња Косова, Албаније и Хрватске... се вратила. Последњи | Наводна слика Албина Куртија са Лидијом Соколовић генерисана вештачком интелигенцијом Последњи | Недељни преглед: Лажне и неосноване оптужбе о политичким личностима… Последњи | Феномен „ружичасте слузи“: Када сајтови који се представљају као медији пружају садржај… Последњи | Нема доказа да је Немачка „пооштрила“ процедуре за азил како би се прилагодила...
[ ЧЛАНАК ]

Када друштвене теме постану клик-мамац

FATBARDH DEMA

Në median sociale Facebook po qarkullojnë përmbajtje që përdorin tema me interes të drejtpërdrejtë për familjet, si shtesat për fëmijë, përfitimet financiare dhe ndihmat për të porsalindurit.

Në disa raste, informacioni në artikull mund të jetë i vërtetë, por mënyra se si paraqitet në titull krijon një përshtypje të gabuar. Titulli mund të mos tregojë se ku ka ndodhur ngjarja, kur është marrë vendimi apo nëse informacioni lidhet fare me Kosovën.

Kjo vërehet edhe në disa faqe në Facebook që paraqiten si media, por që shpërndajnë përmbajtje të tilla pa dhënë në titull informacionin kryesor. Si rezultat, një lajm për një masë të marrë jashtë Kosovës mund të duket sikur vlen edhe për qytetarët në Kosovë.


Disa shembuj

Një shembull i tillë u publikua më 8 shtator 2026 në faqen “lajmi.tv”, me titullin: “LAJMI I FUNDIT / FANTASTIKE / 1 mijë euro për çdo të porsalindur”. Në postim ishte vendosur edhe një vegëz që dërgonte në ueb-faqen “4eks.net".

Pas hapjes së artikullit, bëhej e qartë se informacioni kishte të bënte me një masë të Bashkisë së Kallitheas në Athinë. Bëhej fjalë për një grant prej 1 mijë eurosh për prindërit që plotësonin kriteret e përcaktuara.


I njëjti artikull u gjet edhe në ueb-faqen “cookfixes.com” dhe u shpërnda në Facebook nga faqja “Приштина”. Në këtë rast, titulli ishte: “1 MIJE EURO SHTESE PER KETE KATEGORI”.

Në të dyja rastet, titujt nuk tregonin se bëhej fjalë për një masë të një bashkie në Greqi. Kjo mund ta bëjë lexuesin të mendojë se lajmi lidhet me Kosovën ose se pagesa vlen në përgjithësi për çdo fëmijë të porsalindur.


Një rast tjetër lidhet drejtpërdrejt me shtesat për fëmijë në Kosovë. Më 8 shtator, faqja “Приштина” publikoi një përmbajtje me titullin: “НАЈНОВИЈЕ ВЕСТИ / Нема више доплата од 30 евра".

Megjithatë, pasi hapet vegëza në postim, në artikull sqarohet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte nisur verifikimin e përfituesve të shtesave për fëmijë. Nga skema mund të largoheshin vetëm ata që nuk i plotësonin kriteret, ndërsa familjet që vazhdonin t’i plotësonin kushtet do të vazhdonin t’i merrnin shtesat.

Ky rast ishte trajtuar më herët edhe nga хибрид.инфо. Më 18 gusht, hibrid.info vlerësoi se titulli krijonte përshtypjen se shtesat prej 30 eurosh po ndaleshin për të gjithë përfituesit. Në fakt, bëhej fjalë për verifikimin e përfituesve dhe mundësinë e largimit nga skema të atyre që nuk i plotësonin kriteret.


Pse këto tema tërheqin klikime?

Temat që lidhen me përfitimet sociale dhe financiare kanë një veçori të rëndësishme: ato prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve. Një informacion për shtesat e fëmijëve, pagesat apo ndihmat financiare mund të shihet si diçka që mund të ndikojë drejtpërdrejt në familjen e lexuesit.

Извештај о Реутерс Институте për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit tregon se relevanca personale është një faktor i rëndësishëm në atë se cilat lajme zgjedhin njerëzit të lexojnë. Sipas raportit, njerëzit priren t’u kushtojnë më shumë vëmendje lajmeve që lidhen me jetën e tyre, familjen, punën ose komunitetin ku jetojnë.

Kjo ndihmon të kuptohet pse temat për përfitimet sociale mund të përdoren për të tërhequr klikime. Kur një titull lë të kuptohet se një pagesë e re është miratuar, se një përfitim po rritet apo se një ndihmë po ndalet, lexuesi ka më shumë arsye të klikojë për të kuptuar nëse informacioni e prek atë ose familjen e tij.

Problemi shfaqet kur titulli lë jashtë informacionin kryesor, si vendi, koha ose kushtet që vlejnë për përfitimin. Në këto raste, një informacion i vërtetë mund të paraqitet në mënyrë që krijon një përshtypje të gabuar te lexuesi.

Рапорто

Помозите нам да се побољшамо тако што ћете пријавити своје проблеме или предлоге.

0 / минимум 10 карактера