Фејсбук страница „Универзалан” ka publikuar më 17 shtator një video-material me përshkrimin: “Ja se cfar deshmitar ka pas ne Gjykaten Speciale”.
Në video shfaqen pamje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në ambientet e Gjykatës Speciale. Ndërkohë, në audio dëgjohet një zë në gjuhën serbe, për të cilin pretendohet se është një dëshmitar që po flet kundër Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përkthimi i audios në shqip:
“Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në prapanicë dhe t’ia drejtoja brinat. Kjo ndodhi në Llapushnik, sepse kur më ndaloi UÇK-ja, më akuzuan se kisha akuzuar Zahir Pajazitin në mediumin ‘Nasa Borba’. Kur i fryva tri herë në prapanicë, ushtarët e UÇK-së qeshnin. Dua dënimin e Thaçit si udhëheqës i UÇK-së dhe dua drejtësi për popullin serb”.

Шта није у реду са овим садржајем?
Pretendimi se audioja paraqet dëshminë e një personi kundër Hashim Thaçit dhe UÇK-së nuk qëndron. Hibrid.info nuk ka gjetur dëshmi, raportim mediatik apo burim tjetër kredibil që dokumenton një deklaratë të tillë.
Po ashtu, verifikimi përmes mjeteve të detektimit të përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA) tregon se audioja e përdorur në video është krijuar me IA.
ЧИЊЕНИЦЕ
Fillimisht, Hibrid.info ka verifikuar pamjet që shfaqen në video. Kërkimi tregon se pamjet nuk paraqesin personin që dëgjohet në audio duke dhënë dëshminë e pretenduar.
Pamjet janë marrë nga një seancë në Gjykatën Speciale gjatë së cilës po dëshmonte Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, në kuadër të rastit “Thaçi dhe të tjerët” (shih videon овде).
Hibrid.info ka kërkuar më tej për deklaratën e pretenduar në audio, duke përdorur pjesë të saj si terma kërkimi në Google. Kërkimi nuk ka nxjerrë rezultate që dëshmojnë se kjo deklaratë është publikuar më herët nga media apo burime kredibile (shih овде).
Hibrid.info ka verifikuar edhe audion në gjuhën serbe të përdorur në këtë material, përmes platformave që analizojnë nëse një përmbajtje është krijuar me inteligjencë artificiale.
Analiza në platformën “Хиве Модератион” e ka vlerësuar audion me 74% probabilitet për të qenë e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Ndërsa, analiza përmes platformës “VigilAI” e ka vlerësuar audion me 92% probabilitet për të qenë e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në këto të dhëna, audioja e përdorur në video nuk mund të konsiderohet si dëshmi autentike e një dëshmitari në Gjykatën Speciale. Pamjet reale të një seance gjyqësore janë kombinuar me një audio të krijuar me inteligjencë artificiale, duke krijuar përshtypjen se deklarata e dëgjuar është thënë gjatë procesit gjyqësor.
Анализа
Videoja e publikuar në Facebook paraqet pamje reale nga Gjykata Speciale, por audioja e vendosur mbi to është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.
Përmes kësaj përmbajtjeje krijohet përshtypja se një dëshmitar në gjuhën serbe po rrëfen për keqtrajtimin e tij nga UÇK-ja dhe po kërkon dënimin e Hashim Thaçit, por një dëshmi e tillë nuk është gjetur në burime kredibile.
На основу своје методологије рада, hibrid.info оцењује овај садржај као „Превару“.
образложење
Оцена „Обмана“ се даје информативном садржају који је манипулисан у смислу визуелног (дипфејк, јефтини фејк), аудио или текстуалног садржаја како би се обманула публика. Овај облик обмане се обично користи за производњу лажног и манипулисаног садржаја.