“SKANDAL NË MES TË SERBISË: Terroristët e UÇK-së kanë hapur zyrë në Preshevë, ndërsa qytetarët kërkojnë reagim nga shteti!”, është titulli i artikullit të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “vaseljenska.net".
Në këtë artikull citohet kanali në gjuhën serbe në Telegram “Koridor”, i cili raporton për këtë zyrë, duke pretenduar se “në një strukturë të tillë mund të ndodhin gjëra të ndryshme, nga mbledhja e fondeve për blerjen e armëve, deri te rekrutimi i anëtarëve të rinj të UÇPMB-së, si dhe aktivitete të tjera”.

Шта није у реду са овим чланком?
Hibrid.info ka verifikuar pretendimet e këtij artikulli, nisur nga ai për hapjen e zyrës së UÇK-së në Preshevë.
Sipas gjetjeve, del se zyra në fjalë nuk është e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), por e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së (Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc). Madje, edhe pretendimi se e njëjta zyrë është hapur tani nuk qëndron pasi ajo ekziston së paku që nga viti 2019, bazuar në një fotografi të publikuar në Facebook nga llogaria e OVL-UÇPMB në Preshevë (shih овде).
Gjithashtu, në artikullin e publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “vaseljenska.net” jepen pretendime pa asnjë provë se në këtë objekt mbahen rregullisht takime dhe tubime “të individëve të lidhur me struktura ekstremiste shqiptare”.
Artikulli vazhdon me pretendime të pabazuara se në këtë zyrë mund të zhvillohen aktivitete si “mbledhja e fondeve për armë” apo “rekrutimi i anëtarëve të rinj të UÇPMB-së”.
Po ashtu, pretendohet se qëllimi i tyre është “shkëputja e një pjese tjetër të territorit të Serbisë sepse OVLUÇK nuk është shpërbërë, por vetëm po pret një moment të përshtatshëm për veprimet e saj”.
Lidhur me këtë zyrë janë publikuar përmbajtje po në gjuhën serbe edhe nga kanale tjera në “Telegram” si “БУНТ је стојъе духа","БУНКЕР" и "Српски гнев".
Në përmbajtjen e kanalit “КОРИДОР”, përveç pretendimeve, i bëhet thirrje udhëheqjes shtetërore të Serbisë që kjo zyrë “të shkatërrohet sa më shpejt”.
Në të njëjtën përmbajtje thuhet gjithashtu: “Ndërsa populli ynë po kalbet në burgje si terroristë fiktivë, terroristë të vërtetë po lëvizin lirshëm nëpër Serbi dhe kanë zyrat e tyre”.
Narrativa në fjalë duket se lidhet me arrestimin e disa personave të nacionalitetit serb në Kosovë ditë më parë. Kjo pasi përmbajtja e publikuar në “Koridor” shtron pyetjen se “si është e mundur që, ndërsa po zhvillohen procedura të sajuara kundër individëve serbë në Kosovë dhe Metohi me akuza për terrorizëm, organizatat që përdorin simbole të lidhura me UÇK-në veprojnë pa pengesa në Serbinë qendrore”.
Në lidhje me arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se të njëjtit kanë qenë pjesëtarë të njësive të posaçme të policisë së Serbisë në vitin 1999, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut më 15 janar, 1999 (shih овде).
Анализа
Një artikull në gjuhën serbe pretendon se është hapur një zyrë e lidhur me UÇK-në në Preshevë dhe se ajo mund të shërbejë për aktivitete të ndryshme, përfshirë “mbledhjen e fondeve për armë” apo “rekrutimin e anëtarëve të rinj të UÇPMB-së”.
Megjithatë, verifikimet nga Hibrid.info tregojnë se kjo zyrë ekziston së paku që nga viti 2019 dhe nuk është hapur së fundmi, siç lë të kuptohet titulli i këtij artikulli.
Po ashtu, në artikull dhe në përmbajtje të shpërndara në “Telegram” bëhen pretendime dhe supozime të pabazuara për aktivitetet brenda këtij objekti, si dhe thirrje për reagim të autoriteteve për mbylljen e saj. Këto narrativa duket se lidhen edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë arrestime të personave të nacionalitetit serb, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Prandaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori konspirative”.
образложење
„Теоријама завере“ се сматра информативни садржај који садржи лажан или непроверљив опис феномена, догађаја или особе, представљајући га као део или резултат тајног плана („завера“). Карактеристика ових садржаја је да износе низ тврдњи, представљених као чињенице, између којих се успостављају узрочно-последичне везе, без пружања било каквих поузданих доказа.