Në dy publikime të shpërndara në TikTok është pretenduar se kryeministri në Shqipëri, Edi Rama, ka kërcënuar Kosovën dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, si dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me protestat në Tiranë.
Të dyja këto përmbajtje janë publikuar të mërkurën (8 korrik).
Në njërin prej tyre shfaqet në imazh kryeministri Rama, ndërsa mbishkrimi është “Edi Rama kërcënon hapur Kosovën dhe Maqedoninë: ose të arrestojnë hoxhallarët që organizuan protestën, ose do të vijë ushtria shqiptare dhe do t’i arrestojë" (видети овде).
Në tjetrin, shfaqet imazhi i Ramës, Kurtit, por edhe i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Aty janë dy mbishkrime: “Lajmi Fundit 80 mije ushtare shqiptare drejtim Kosoves” дхе “Edi Rama godet rende Albin Kurtin “Rama ben thirrje kurtit mbai zagaret lidhur ne shtepine tende mos me detyro te fus ushtrine shqipatare ne kosove per pastrimin e terroristave te sharrtuar me Serb dhe Turq" (видети овде).
Шта је до сада познато?
Pretendimet kinse të Ramës paraqiten vetëm në formë tekstuale. Nuk ekziston asnjë video, audio apo deklaratë zyrtare që dëshmon se ai ka bërë deklaratat në fjalë.


Videoja e parë ka marrë mbi 87 mijë shikime, ndërsa e dyta mbi 34 mijë. Komentet në të dyja publikimet tregojnë se një pjesë e përdoruesve i kanë marrë këto pretendime si të vërteta.
Hibrid.info kontrolloi në llogaritë e kryeministrit Rama në mediat sociale, të cilat ai i përdorë për informimin e publikut. Në llogarinë e tij në Facebook, nga publikimet në datat 6-8 korrik, nuk është gjetur asnjë postim që konfirmon deklaratat e pretenduara (shih овде). Ngjashëm, asgjë nuk është gjetur as nëpërmjet postimeve në llogarinë personale të kryeministrit shqiptar në platformën sociale “X” (shih овде).
Për të kërkuar më shume informacione rreth deklarimeve të mundshme të Ramës, po ashtu u kontrollua në uebfaqen e institucionit që ai udhëheq (shih овде дхе овде).
As në njoftimet e publikuara në Qeverinë shqiptare, nuk u gjet asnjë njoftim që vërtetonte pretendimet.
Nga njoftimet në këto burime informacioni u mësua se gjatë datave 7–8 korrik Rama ndodhej në Samitin e NATO-s në Ankara.
Hulumtimi më pas u vazhdua në makinën e kërkimit “Google”. Kërkimi i drejtpërdrejtë i mbishkrimeve të përmbajtjeve të trajtuara në këtë artikull, shfaqi rezultate që nuk konfirmojnë dhe mohojnë se Rama të ketë bërë deklarime të tilla publike (shih овде дхе овде).


Kontrolli hasi në deklarime publike të Ramës, të publikuara nga media kredibile, ku ai komentuar dhe ironizuar me pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat në Shqipëri, të cilat po zhvillohen tash e disa ditë (shih овде).
Por, nuk është gjetur ndonjë deklaratë e tij ku ai të ketë kërcënuar Kosovën apo Maqedoninë e Veriut.
Protestat kundër një zhvillimi të planifikuar turistik në Shqipëri janë shoqëruar me deklarata publike të kryeministrit Edi Rama, i cili ka përmendur ndërhyrjen e Iranit në organizimin e tyre, jo të ndonjë shteti tjetër (shih овде).
Në një postim të publikuar në Facebook (7 korrik), Rama ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj atyre që ai i ka përshkruar si përhapës të “urrejtjes digjitale”, duke aluduar për ndikime nga Lindja dhe duke paralajmëruar publikimin e provave, për pretendimin e tij (shih овде).
Ndërsa, sa i përket deklarimeve të ndikimit të mundshëm të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në protestat që po mbahen në Tiranë, kryeministri shqiptar në një postim të 21 qershorit në Facebook, e kishte përjashtuar Kurtin nga përgjegjësia për veprimet e disa anëtarëve apo mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosjes që morën pjesë në protesta. Ai shprehej se nuk mendon që Kurti ka të njëjtin qëndrim apo mënyrë gjykimi me ta dhe kishte kërkuar që emri i Kurtit të mos lidhet me këtë çështje (shih овде).
анализирати:
Dy publikimet në TikTok pretendojnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërcënuar Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me protestat në Tiranë.
Nga verifikimi i fakteve rezulton se nuk ka dëshmi në formën e një videoje, audioje apo deklarate zyrtare që Rama të ketë bërë deklarata të tilla. Kontrolli në llogaritë e tij zyrtare në rrjete sociale dhe në burimet e Qeverisë së Shqipërisë nuk ka konfirmuar pretendimet e paraqitura.
Rama ka bërë deklarime publike për protestat dhe pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në to, por nuk është gjetur ndonjë deklaratë ku ai të ketë kërcënuar këto vende apo të ketë paralajmëruar dërgimin e ushtrisë shqiptare në Kosovë.
Gjithashtu, në lidhje me Albin Kurtin, Rama ka deklaruar se ai nuk duhet të lidhet me veprimet e disa anëtarëve apo mbështetësve të Vetëvendosjes që morën pjesë në protesta, duke e përjashtuar atë nga përgjegjësia për këto veprime.
Стога, на основу своје методологије рада, Hibrid.info оцењује овај садржај као „Лажне вести“.
Образложење:
Оцена „Лажне вести“ се даје информативном садржају који је у потпуности измишљен или који садржи чињенично нетачне тврдње или информације. Садржај који је оцењен као лажне вести може се дефинисати као садржај који је креиран и дистрибуиран са намером да се јавност дезинформише, тј. да се тврдња која је потпуно нетачна представи као чињеница.