Një artikull i publikuar dje (24 gusht) nga Russia Today Balkan (RT Balkan) ngre pretendimin se dënimi i mundshëm i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë Hashim Thaçin, mund të shkaktojë protesta dhe dhunë në Kosovë, duke rrezikuar edhe komunitetin serb. Artikulli e lidh këtë skenar me trazirat e marsit 2004, duke sugjeruar se mund të përsëritet një situatë e ngjashme.
Artikulli ndërton një narrativë konspirative sipas së cilës pasojat e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë mund t’i “paguajnë” serbët në Kosovë.
Artikulli e lidh gjykimin e Hashim Thaçit dhe ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së me mundësinë e shpërthimit të dhunës ndaj komunitetit serb, duke e paraqitur marsin e vitit 2004 si precedent për një skenar të mundshëm të përsëritjes së dhunës.

Шта пише у чланку?
Narrativa ndërtohet fillimisht mbi një deklaratë të ish-komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili, sipas RT Balkan, ka deklaruar se në rast të dënimit të Thaçit dhe të tjerëve, “do të digjet Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”. Megjithatë, kjo deklaratë nuk përmban dëshmi se serbët do të jenë objektiv i ndonjë dhune të mundshme. Po ashtu , Haradinaj sqaroi se deklarata e tij kishte te bënte me shtetin e Kosovës dhe luftën e UÇK-së, duke deklaruar se kështu “digjet shteti, digjet e drejta e luftës, digjen investimet ndërkombëtare, sepse akuzohet bërthama e shtetësisë si kriminele ose si kryese e krimeve kundër njerëzimit”. (овде)
Artikulli e zgjeron këtë pretendim përmes deklaratave të Ljuban Karanit, i cili parashikon se një dënim i krerëve të UÇK-së mund të shkaktojë “hakmarrje ndaj serbëve” dhe një “valë dhune”. Karani e lidh këtë me një pretendim tjetër, sipas të cilit ekziston një “strategji e spastrimit etnik të Kosovës nga serbët”. Për këto pohime, artikulli nuk ofron prova të pavarura apo të dhëna që do të tregonin për ekzistencën e një plani të tillë.
Një element qendror i kësaj narrative është lidhja me trazirat e marsit 2004. Ngjarjet e asaj kohe përdoren për të krijuar një paralelizëm mes situatës së sotme dhe së kaluarës, duke sugjeruar se një vendim i gjykatës në Hagë mund të prodhojë një reagim të ngjashëm dhe se komuniteti serb mund të bëhet sërish viktimë e dhunës.
Megjithatë, artikulli nuk paraqet prova konkrete që një vendim i mundshëm i Dhomave të Specializuara do të pasohet nga një valë dhune ndaj serbëve. Nuk citohen vlerësime të KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës apo institucioneve të tjera të sigurisë që do të paralajmëronin për një kërcënim të tillë. Po ashtu, nuk paraqiten të dhëna për ndonjë përgatitje, organizim apo mobilizim konkret për sulme ndaj komunitetit serb.
Për rrjedhojë, pretendimi kryesor i artikullit mbetet i pambështetur me prova të verifikueshme. Ai bazohet kryesisht në deklarata politike dhe parashikime të një komentatori, ndërsa referenca te marsi 2004 përdoret për ta bërë skenarin më bindës dhe emocional.
анализирати:
RT Balkan pretendon se gjykimi dhe një dënim i mundshëm i Hashim Thaçit dhe ish-komandantëve të UÇK-së mund të shkaktojë një valë dhune ndaj serbëve në Kosovë, të ngjashme me marsin 2004.
Artikulli e mbështet këtë kryesisht në deklaratat e Nasim Haradinajt, në parashikimet e Ljuban Karanit për “hakmarrje ndaj serbëve” dhe një “strategji të spastrimit etnik”, duke e lidhur me marsin 2004.
Skenari i pretenduar për dhunë dhe spastrimin e serbëve paraqitet pa prova ose fakte që e mbështesin.
На основу методологије рада, hibrid.info квалификује ову тврдњу као „теорију завере“.
Образложење:
„Теоријама завере“ се сматра информативни садржај који садржи лажан или непроверљив опис феномена, догађаја или особе, представљајући га као део или резултат тајног плана („завера“). Карактеристика ових садржаја је да износе низ тврдњи, представљених као чињенице, између којих се успостављају узрочно-последичне везе, без пружања било каквих поузданих доказа.