Të fundit | Vazhdon fenomeni i lojërave të dyshimta shpërblyese në Facebook Të fundit | Kurti nuk ka paralajmëruar rritje të pensioneve Të fundit | Osmani nuk e përmendi Radoiçiqin në deklaratën për Hotin Të fundit | Titull çorientues: Pretendohet se Kosova do të mbetet pa rrymë në një datë… Të fundit | Nurmagomedov nuk ka deklaruar se është shqiptar, “Albania Kaukaziane” nuk k… Të fundit | Adriatik Kelmendi nuk është arrestuar Të fundit | Në imazhin e gjeneruar me IA, Kurti paraqitet në një ngjarje ku nuk mori pj… Të fundit | Hibrid.info pjesë e diskutimeve për integritetin e informacionit dhe zbatim… Të fundit | Fotografia e një ushtari estonez është përdorur për ta paraqitur si pjesëta… Të fundit | Mediumi rus pretendon rrejshëm se në Kosovë po bëhet rekrutim masiv i terro…
[ ARTIKULLI ]

Steinbaum nuk e ka bërë këtë deklaratë për Thaçin dhe UÇK-në

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Një imazh në Facebook i atribuon Steinbaumit një deklaratë për Thaçin dhe UÇK-në, por citimi nuk konfirmohet nga burimet publike.

Përmes një imazhi të publikuar në Facebook (këtu), pretendohet se Jason Steinbaum, ish-këshilltar i kongresmenit amerikan Eliot Engel, ka deklaruar se çdo vrasje e kryer nga një ushtar i UÇK-së gjatë luftës në Kosovë i është faturuar Hashim Thaçit dhe se “në Hagë fitoi Serbia kundër UÇK-së”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Pas hulumtimit përmes Google, nuk u gjetën dëshmi që Steinbaum i ka bërë këto deklarata në formën e paraqitur në imazh. Deklaratat e tij publike për Gjykatën Speciale përmbajnë kritika ndaj themelimit dhe funksionimit të saj, por kjo nuk vërteton autenticitetin e citimit të publikuar në Facebook.

FAKTET

Në imazhin e publikuar në Facebook, citimi i atribuohet Jason Steinbaumit dhe shoqërohet me fotografinë e tij, si dhe me përshkrimin “ish-këshilltar i Eliot Engel”. Megjithatë, imazhi nuk përmban datën, vendin apo mediumin ku pretendohet se është dhënë deklarata.

Për verifikimin e pretendimit, hibrid.info kërkoi në burimet publike për të gjetur deklaratën e plotë ose ndonjë raportim që do ta dokumentonte atë (shih këtu).


Steinbaum ka folur publikisht disa herë gjatë vitit 2026 për Gjykatën Speciale dhe UÇK-në. Në një opinion të publikuar më 6 korrik në “Bridges of Memory”, ai e kritikoi themelimin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara dhe argumentoi se presioni amerikan ndaj Kosovës për themelimin e tyre ishte i lidhur me interesa më të gjera gjeopolitike, përfshirë marrëveshjen bërthamore me Iranin (shih këtu). Ai përmend rolin e Rusisë dhe të disa interesave evropiane, por nuk përmend pretendimin se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po vepronin së bashku për ta “shkatërruar” ose “zhvlerësuar” UÇK-në.

Në një intervistë të 18 shtatorit 2026, Steinbaum tha se Gjykata Speciale ishte krijuar në mënyrë dhe me mandat të gabuar dhe kritikoi faktin që procedurat ishin përqendruar te ish-drejtuesit e UÇK-së. Edhe në këtë intervistë nuk gjendet deklarata e paraqitur në imazhin e publikuar në Facebook (shih këtu).

Po ashtu, më 22 shtator, Steinbaum për Euronews Albania deklaroi se Gjykata Speciale “nuk duhej themelohej” dhe se ajo ishte drejtuar që nga fillimi drejt liderëve të UÇK-së. As në këtë intervistë ai nuk dha deklaratën që pretendohet në përmbajtjen e publikuar në Facebook (shih këtu).


Më 8 tetor hibrid.info ka verifikuar edhe një deklaratë tjetër të rreme, e cila i ishte atribuuar Steinbaumit (shih këtu).


Analiza

Pretendimi se Jason Steinbaum ka deklaruar se “në Hagë fitoi Serbia kundër UÇK-së” dhe se çdo vrasje e kryer nga një ushtar i UÇK-së gjatë luftës i është faturuar Hashim Thaçit, nuk mbështetet nga burimet publike të gjetura gjatë verifikimit.

Për këtë arsye, bazuar në metodologjinë e punës së hibrid.info, pretendimi vlerësohet si “Lajm i rremë”, pasi një deklaratë e padokumentuar i atribuohet një personi real dhe paraqitet si citim autentik.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere