Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar… Të fundit | S’ka marrëveshje për 1 mijë ushtarë izraelitë në veri të Kosovës Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime politike të rreme, narrativa dezinformuese pë… Të fundit | Fabrika e qumështit s’u mbyll nga Qeveria, por nga bordi i kompanisë Të fundit | Trump nuk ka bërë thirrje publike për anëtarësimin e Kosovës në NATO Të fundit | Faktet rreth gjykimit “Thaçi dhe të tjerët” dhe keqinformatat ndër vite
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “veriu.info” ka publikuar një artikull të hënën (4 maj) me titull ““Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona”.

Artikulli është shpërndarë me të njëjtin titull si në faqen e portalit ashtu edhe në Facebook.

Çka nuk shkon më këtë artikull?

Problemi kryesor me këtë artikull qëndron te titulli, i cili nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Ky fakt bëhet i ditur vetëm pasi të klikohet artikulli, ku në paragrafin e parë thuhet: “Një përleshje e dhunshme në një burg në veri të Greqisë ka përfunduar me vdekjen e dy të burgosurve, sipas raportimeve të mediave lokale”.

Mungesa e këtij informacioni në titull lë hapësirë për keqkuptim, duke krijuar përshtypjen se ngjarja mund të ketë ndodhur në ndonjë burg në Kosovë.

Hibrid.info ka bërë kërkime për ta verifikuar lajmin në mediat greke dhe ka gjetur se raportimet për një incident të tillë në një burg në veri të Greqisë janë publikuar nga disa media lokale. (këtu)


Analiza:

Titulli i artikullit është çorientues sepse nuk tregon se ngjarja ka ndodhur në Greqi, duke lënë hapësirë për keqinterpretim sikur rasti ka ndodhur në Kosovë.

Vetëm pas klikimit në artikull mësohet se ngjarja ka ndodhur në një burg në veri të Greqisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë titull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere