[email protected]
Trump nuk e pranon fitoren e Biden, siç interpretohet nga Kosova Sot
shape
shape
shape

Portali online “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Trump pranon fitoren e Biden”.

Ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në tekstin e këtij shkrimi thuhet se lideri i shumicës republikane në senatin amerikan, Mitch McConnell, ka uruar presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, por jo Donald Trump ashtu siç pretendohet në titullin e artikullit të “Kosova Sot”.

Trump ende këmbëngul se ai ka fituar në zgjedhjet e muajit të kaluar, megjithëse dhjetëra padi lidhur me pretendimet e tij se po i mohohet padrejtësisht një mandat i dytë, janë hedhur poshtë nga gjykatat.

Një pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar nga “Kosova Sot”:

Trump pranon fitoren e Biden

Lideri i shumicës republikane në senatin amerikan, Mitch McConnell, uroi presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden dhe zëvëndespresidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund kështu heshtjes së gjatë për rezultatin e garës presidenciale.

Në komentet e tij në sallën e senatit, McConnell pranoi fitoren e demokratëve pas rezultatit zyrtar të Kolegjit Zgjedhor të hënën. McConnell e mbylli fjalimin e tij prej afro 10 minutash ku kryesisht vlerësoi Presidentin republikan Donald Trump, duke thënë: “Sot dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden”, ndërsa shtoi se Biden “i është përkushtuar shërbimit publik për shumë vjet”.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/512577/trump-pranon-fitoren-e-biden/?fbclid=IwAR3Yoyuh4m5pG_B5gyx-QRK1PfUr2Z9dktVHUakfoN4XFUQPILGGpgB7HIk


Analiza:

Ky shkrim përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet tekstit. “Kosova Sot” me anë të titullit të ndryshuar e dezinformon lexuesin. Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others