Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet videoja e gjeneruar me IA që paraqet rrejshëm Trumpin duke kërcënuar Serbinë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Videoja e manipuluar me IA, që i atribuon Trumpit kërcënim ndaj Serbisë për Kosovën, po publikohet sërish në rrjete sociale.

Përmes një videomateriali të publikuar në Facebook nga faqja “NewsKs”, pretendohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka kërcënuar Serbinë me bombardim apo se i ka shpallur luftë për shkak të Kosovës.

Çka përmban materiali?

“Zoti Vuçiq, mos e prek Kosovën. Po ju paralajmëroj. Duhet ta lini Kosovën të qetë. Nëse e sulmoni Kosovën, do ta bombardojmë Beogradin siç bëmë më 1999”, dëgjohet tek thotë Trump në anglisht.

Videoja përmbanë logot e mediumeve “Daily Mail” dhe “Reuters”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Trump nuk ka dhënë deklaratë të tillë e se pretendimet s’janë publikuar nga “Daily Mail” apo “Reuters”. Madje, audioja është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Videoja me pretendim të njëjtë ishte publikuar edhe më herët në TikTok, e cila është trajtuar nga hibrid.info (shih këtu).


FAKTET

Një kërkim në “Hivemoderation” në lidhje me këtë video, ka rezultuar se audioja në të, në shkallë të madhe është gjeneruar me inteligjencë artificiale.


Duke përdorur “Google Lens”, hibrid.info ka gjetur videon me sekuenca të deklaratës origjinale të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë. Aty ai ka folur për çështjen e rimbursimit për sigurimin e kalimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit. Videoja ishte publikuar dy ditë më parë nga “Daily Mail” në Facebook me titull “Trumpi synon rimbursim për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit” (shih këtu). E njëjta video është publikuar edhe nga “economictimes”. Aty ai nuk flet për Kosovën apo Serbinë.

Një kërkim më i thellë nëpërmjet fotografisë dhe detajeve (kravata e kuqe e Trumpit, kravata e kaltër e personi prapa tij) ka çuar në videon e plotë nga një deklarim i Trumpit prej Shtëpisë së Bardhë. Del se përmbajtja e publikuar në TikTok është shkëputje e fjalimit të plotë të Trumpit nga 13 korriku 2026, kur ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për Monumentet Kombëtare. Transkripti i plotë i deklarimit të Trumpit dëshmon se ai nuk ka folur për Kosovën dhe Serbinë (shih këtu).


Analiza:

Me video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, u pretendua rrejshëm se presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Serbinë me bombardim për shkak të Kosovës.

Verifikimi tregon se deklaratat nuk ekzistojnë, nuk janë publikuar nga “Daily Mail” apo “Reuters” siç është pretenduar, dhe audioja është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Përmbajtja e publikuar në Facebook nga faqja “NewsKs”, deri në shkrimin e këtij artikulli ka grumbulluar mbi 10 mijë shikime.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Mashtrim” dhe “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere