Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Vendimi i QKUK-së për pagesë 3 euro për natë nuk vlen për të gjithë përcjellësit e pacientëve

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka nisur zbatimin e vendimit që obligon përcjellësit e pacientëve të moshave mbi 15-vjeçe, të paguajnë nga 3 euro për natë.

Megjithatë, disa media online kanë raportuar pasaktë lidhur me këtë vendim të QKUK-së.

Si u raportua nga disa media?

Mediat si “Gazetablic.com”, “Lajmi.net” (23 shkurt) e “Kosova-sot.online” (24 shkurt), kanë raportuar lidhur me këtë vendim, por që në artikujt e tyre nuk specifikohet se vendimi vlen vetëm për përcjellësit e pacientëve të moshave mbi 15-vjeçe.


Në artikujt e këtyre mediumeve shkruan “Kjo tarifë aplikohet për përcjellësit e pacientëve që marrin trajtim spitalor, pa përjashtim, përfshirë edhe pensionistët”.

“Gazetablic.com” dhe “Lajmi.net”, në artikujt e tyre kanë publikuar edhe dokumentin që specifikon se për kë është i vlefshëm ky vendim, por kjo nuk është përmendur në tekstet e tyre përkatëse. Ndërsa “Kosova-sot.info” në artikull nuk e sqaron në asnjë formë vendimin e QKUK-së, duke lënë të kuptohet se pagesa është e vlefshme për të gjithë përcjellësit e pacientëve, pa asnjë përjashtim.

Ndërkaq, pretendimi u gjet i publikuar edhe në Facebook nga faqet “RTV Besa”, “Lapsi Info” e “01 Press”.

Çka tha QKUK?

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë një përgjigje për median Radio Evropa e Lirë mbi këtë çështje.

Aty thuhet se kjo tarifë ka nisur të zbatohet këtë muaj dhe vlen për të gjithë përcjellësit e pacientëve mbi 15-vjeç, në përputhje me udhëzimet administrative.

“Ky obligim zbatohet në të gjitha klinikat, me përjashtim të Klinikës së Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht se pacientët mund të jenë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, thuhet në përgjigje.


Analiza:

QKUK ka nisur së zbatuari vendimin që përcjellësit e pacientëve të paguajnë nga 3 euro për natë qëndrimi në klinikat e kësaj qendre. Por, ky vendim vlen vetëm për ata persona që shoqërojnë pacientët e moshave mbi 15-vjeçe. Megjithatë, disa media online kanë raportuar pa saktësuar këtë fakt, duke lënë të kuptohet se tarifa aplikohet për të gjithë, pa përjashtim.

Ndërkohë, QKUK në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë ka sqaruar situatën, duke saktësuar se pagesa prej 3 euro për 24 orë vlen vetëm për personat shoqërues të pacientëve të moshave mbi 15-vjeçe dhe se përjashtim nga kjo bashkëpagesë bëjnë Klinika e Onkologjisë dhe klinikat ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto raportime si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere