[email protected]
Vuçiq pretendon pa fakte se aeroplanët e Air Serbia u kërcënuan nga shërbimi inteligjent i Ukrainës
shape
shape
shape

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se aeroplanë të linjave komerciale të avio-kompanisë serbe “Air Serbia”, të linjës Beograd-Moskë, janë kërcënuar me bomba të rreme.

Gjatë një deklarate të dhënë për Reuters, të publikuar dje (18 Prill), ai ka pretenduar pa fakte se të përfshirë në këto kërcënime janë shërbimet inteligjente të Ukrainës dhe një shtetit tjetër, anëtar të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, një gjë e tillë është kundërshtuar menjëherë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Pretendimi i bërë nga Vuçiq në deklaratën e dhënë për Reuters:

“Shërbimet e huaja (inteligjencës) të dy vendeve po e bëjnë këtë. Njëri është i një vendi të BE-së dhe tjetri i Ukrainës”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Reuters:

https://www.reuters.com/world/europe/serbia-accuses-ukraine-unnamed-eu-country-air-serbia-bomb-hoaxes-2022-04-18/

Këtë pretendim Vuçiq e ka bërë duke e mos i mbështetur në asnjë fakt të vetëm. Ai mundohet ta ndërlidhë me disa supozime se shumë fluturime të linjës Beograd-Moskë, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse, janë obliguar të anulohen shkaku i, siç shprehet, alarmeve të kërcënimeve me bomba.

Përveç që i pari i Serbisë nuk e argumenton këtë pretendim, ai është kundërshtuar edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, i cili i ka quajtur këto si të pabazuara dhe të pavërteta.

“Ne kategorikisht hedhim poshtë akuzat e pabaza të Presidentit të Serbisë. Deklaratat e tij për përfshirjen e pretenduar të Ukrainës në minimin e avionëve të linjave ajrore serbe që fluturojnë në Federatën Ruse nuk korrespondojnë me realitetin”.

Vegëzat e artikujve të mediave Ukrainës që kanë publikuar reagimin e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti këtu dhe këtu.

Këtë pretendim të Vuçiqit e kanë publikuar edhe shumë media shtetërore ruse, si lajm të mirëqenë. Hibrid.info ka gjetur një postim të këtij lajmi nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti, në kanalin e tyre në Twitter.

No description available.


Share With Others