Последњи | Феномен сумњивих награђивачких игара на Фејсбуку се наставља Последњи | Курти није најавио повећање пензија Последњи | Османи у својој изјави о Хотију није поменуо Радоичића. Последњи | Обмањујући наслов: Тврди се да ће Косово остати без струје на датум… Последњи | Нурмагомедов није изјавио да је Албанац, „кавкаска Албанија“ не постоји... Последњи | Адриатик Келменди није ухапшен. Последњи | На слици коју је генерисала вештачка интелигенција, Курти се појављује на догађају на којем није учествовао... Последњи | Хибрид.инфо део дискусија о интегритету информација и имплементацији… Последњи | Фотографија естонског војника је коришћена да га прикаже као део… Последњи | Руски медији лажно тврде да се на Косову одвија масовно регрутовање терориста...
[ ЧЛАНАК ]

Феномен сумњивих награђивачких игара на Фејсбуку се наставља

HIBRID

Përmes një publikimi në Facebook faqja “Универзалан”, pretend se do të shpërblejë me një telefon iPhone 17 Pro Max personin që qëllon rezultatin e ndeshjes së futbollit Kosovë–Izrael.

Publikimi është bërë më 14 nëntor 2026, në ditën kur u zhvillua ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit. Përmes këtij postimi, pretendohet se përdoruesve u ofrohet mundësia të fitojnë një pajisje elektronike, nëse qëllojnë rezultatin e takimit.

Megjithatë, ky publikim paraqet vazhdimësi të një praktike të cilën hibrid.info e kishte trajtuar edhe më herët.


Fenomeni ishte identifikuar edhe më parë nga hibrid.info

Më 13 mars 2026, hibrid.info kishte publikuar artikullin me titull “Феномен сумњивих наградних игара за побољшање Фејсбук страница".

Në atë artikull ishin identifikuar tri faqe në Facebook: “Универзалан","Слобода" и "Star.net”, të cilat publikonin përmbajtje me pretendimin se organizonin lojëra shpërblyese, kryesisht duke u kërkuar përdoruesve të qëllonin rezultatet e ndeshjeve të futbollit.

Në këmbim të pjesëmarrjes, përdoruesve u kërkohej të pëlqenin faqet, të komentonin rezultatet dhe të shpërndanin publikimet.

Hibrid.info kishte gjetur se, pavarësisht numrit të madh të ndërveprimeve, këto faqe nuk ofronin dëshmi të qarta për shpalljen e fituesve dhe dorëzimin e shpërblimeve të premtuara (shih овде).

Në rastin e faqes “Universal”, deri në kohën e publikimit të artikullit të marsit, ishin identifikuar nëntë publikime të tilla që nga viti 2024. Po ashtu, në komentet e postimeve kishte përdorues që pretendonin se nuk kishin marrë shpërblimet, ndonëse kishin plotësuar kushtet e kërkuara.


Praktika vazhdon, ndërsa dy faqet e tjera nuk ekzistojnë më

Edhe publikimi i fundit i faqes “Универзалан” ndjek të njëjtën mënyrë të funksionimit: ofron një shpërblim të pretenduar dhe e kushtëzon pjesëmarrjen me komentimin e rezultatit të një ndeshjeje futbolli.

Nga tri faqet e identifikuara në artikullin e mëparshëm të Hibrid.info, “Liria” dhe “Ylli.net” tashmë nuk janë më të qasshme në Facebook (shih овде дхе овде), ndërsa faqja “Universal” vazhdon të publikojë përmbajtje.

Megjithatë, në publikimin e fundit nuk paraqiten dëshmi që vërtetojnë se shpërblimi i premtuar do t’i jepet ndonjërit prej pjesëmarrësve. Po ashtu, mungesa e dëshmive për shpërblimet e mëparshme mbetet një nga problemet kryesore të kësaj praktike.


Феномен „сличног фарминга“

Publikime të tilla ndërlidhen me praktikën e njohur si “like-farming” (ferma e pëlqimeve), përmes së cilës synohet rritja e ndërveprimeve në rrjetet sociale.

Përdoruesit nxiten të reagojnë, të komentojnë dhe të shpërndajnë publikime, duke kontribuar në rritjen e dukshmërisë dhe ndërveprimeve të faqes.

Në artikullin e mëparshëm, hibrid.info kishte shpjeguar se këto praktika mund të krijojnë përshtypjen e një popullariteti më të madh të faqeve, pa ofruar transparencë për shpërblimet e pretenduara.


ЗАКЉУЧАК

Rasti i fundit tregon se praktika e publikimit të lojërave të dyshimta shpërblyese në Facebook vazhdon, edhe pasi hibrid.info e kishte trajtuar këtë fenomen më herët.

Përdoruesit këshillohen të jenë të kujdesshëm ndaj publikimeve që premtojnë shpërblime në këmbim të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve, veçanërisht kur mungojnë rregullat e qarta të lojës dhe dëshmitë për dorëzimin e çmimeve.

Рапорто

Помозите нам да се побољшамо тако што ћете пријавити своје проблеме или предлоге.

0 / минимум 10 карактера