Latest News | Vucic has not been arrested. Latest News | The measures of some countries for possible emergency situations are linked without basis... Latest News | Hadley did not make the alleged statement to the Special Court Latest News | The title does not indicate that it is about Malaysia, while the article contains p… Latest News | Weekly Review: AI-generated images, misinformation, and misleading headlines… Latest News | Why do black news stories attract so many clicks? Latest News | Through the AI-generated image, it is falsely claimed that Kurti has sought office… Latest News | Russian media falsely claims that the KSF is preparing to go north Latest News | The Chief Prosecutor of Peja has not been dismissed, but suspended. Latest News | Media literacy in education – from findings to action
[ ARTICLE ]

Vucic has not been arrested.

ETRIT REXHEPI

OUR VERDICT

MANIPULATION OF FACTS

Pretendimi se Vuçiç është arrestuar është i rremë.

Është publikuar një imazh ku shihet ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i shoqëruar nga dy persona të veshur me uniforma policore, me mbishkrimin “Arrestim dhe burg për Aleksandër Vuçiqin”.

content u publikua të hënën (2 nëntor) në Facebook, nga faqja me emrin “Gazeta Minuti”.

What's wrong with the content?

Pretendimi se Vuçiç është arrestuar është i rremë.

Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe në faqe tjera në Facebook (shih here, here and here).

Në postimin fillestar, postimi ka marrë mbi 200 reagime, ndërsa faqja që e ka publikuar ka mbi 250 mijë ndjekës (shih here).


Postimit i është bashkangjitur vegëza e një artikulli që ka titullin e njëjtë me atë që shfaqet në mbishkrim (shih here).

Pas verifikimit, u vërejt se artikulli në hyrje shkruan: “Aleanca e Re Policore-Sindikata ka ngritur kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i kërkuar Prokurorisë së Lartë Publike të ndërmarrë masa ligjore ndaj tij."

Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për arrestimin apo burgosjen e ish udhëheqësit serb.


Hibrid.info verifikoi origjinën e imazhit përmes veglës online “Google Lens”. Përmbledhja e AI Overview tregon se nuk ka raportime zyrtare apo kredibile të lajmeve që informojnë se Vuçiq është arrestuar (shih here).

Edhe rezultatet nga kërkimi në makinën e kërkimit “Google” nuk kanë shfaqur burime që konfirmojnë pretendimin në fjalë (shih here).


Duke qenë se pretendimi është paraqitur përmes një imazhi dhe kërkimi nuk konfirmoi raportimin e pretenduar, hibrid.info analizoi edhe përmbajtjen e imazhit përmes veglës online “HiveModeration”.

Rezultatet nga analiza treguan mundësi të lartë që imazhi të jetë gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA).

Analyze

Publikimi paraqet një imazh ku shihet ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i shoqëruar nga dy persona me uniforma policore, me mbishkrimin “Arrestim dhe burg për Aleksandër Vuçiqin”, duke krijuar përshtypjen se ai është arrestuar ose se një veprim i tillë është ndërmarrë ndaj tij.

Megjithatë, verifikimi i artikullit të bashkëngjitur në publikim tregon se informacioni i paraqitur ka të bëjë me ngritjen e një kallëzimi penal nga Aleanca e Re Policore-Sindikata kundër Vuçiqit, përmes të cilit i është kërkuar Prokurorisë së Lartë Publike të ndërmarrë masa ligjore ndaj tij. Ky zhvillim nuk nënkupton se Vuçiqi është arrestuar apo se është marrë ndonjë vendim për burgosjen e tij.

Po ashtu, hulumtimi përmes Google Lens dhe kërkimi në Google nuk identifikuan raportime nga burime zyrtare apo media kredibile që konfirmojnë arrestimin e Vuçiqit. Kërkimi përmes këtyre veglave nuk ofroi dëshmi që mbështesin pretendimin e paraqitur në imazh.

Ndërkaq, analiza e imazhit përmes veglës online “HiveModeration” tregoi mundësi të lartë që ai të jetë gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA). Kjo e bën edhe më të pabazë paraqitjen e imazhit si dëshmi të një arrestimi të pretenduar.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim” dhe “Manipulim i fakteve”.

rationale

The “Deception” rating is given to informational content that is manipulated in terms of visual (deepfake, cheapfake), audio, or textual content to deceive the audience. This form of deception is usually used to produce false and manipulated content.

“Factual manipulation” is a rating given to informational content that uses facts known to be accurate but interprets them in a distorted manner. These reports typically use accurate information to draw incorrect conclusions or claims, thereby misleading consumers of media content about the actual meaning of the facts presented.

Report

Help us improve by reporting your problems or suggestions.

0 / minimum 10 characters