Përmes një videoje të publikuar në Facebook nga llogaria “Светске вести"(архива) pretendohet se në SHBA është bllokuar një pjesë e rrugës nga policia, ndërsa nën masa të forta sigurie po përcillet eskorta e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Postimi është publikuar më 21 shtator 2026 dhe në video shihet një automjet i Departamentit të Policisë së New York (NYPD), me drita dhe sirenë të aktivizuara.

Шта није у реду?
Videoja e publikuar nuk është e lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hibrid.info e ka gjetur të njëjtën video të publikuar më 26 nëntor 2025 në një llogari në TikTok me emrin “Code4Bama"(архива). Videoja ishte publikuar me përshkrimin në gjuhën angleze “NYPD Ford Explorer responding code 3”, që i referohet një automjeti të NYPD-së duke iu përgjigjur një thirrjeje në mënyrë urgjente.

Kjo tregon se videoja është publikuar në internet disa muaj para vizitës së fundit të Kurtit në SHBA dhe nuk paraqet eskortën e tij.
Термин "КСНУМКС код” përdoret për një reagim urgjent të policisë, zakonisht me drita dhe sirenë të aktivizuara. Pra, përshkrimi i videos i referohet reagimit të një automjeti të NYPD-së dhe nuk përmend eskortë të ndonjë zyrtari apo vizitën e kryeministrit të Kosovës.
Ndërkohë, është e vërtetë se Albin Kurti ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në New York. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Kurti udhëtoi për në New York më 18 shtator 2026, për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe për të zhvilluar takime me liderë botërorë (shih овде).
Анализа
Një video e publikuar më 21 shtator 2026 paraqitet rrejshëm si eskortë e kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA.
Hibrid.info ka gjetur të njëjtën video të publikuar më 26 nëntor 2025 në TikTok, me përshkrimin “NYPD Ford Explorer responding code 3”, që i referohet reagimit urgjent të një automjeti të Policisë së New York-ut.
Videoja nuk lidhet me vizitën e Kurtit, i cili ndodhet në New York për pjesëmarrje në aktivitetet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe takime me liderë botërorë.
На основу своје методологије рада, hibrid.info оцењује овај садржај као „лажне вести“.
образложење
Оцена „Лажне вести“ се даје информативном садржају који је у потпуности измишљен или који садржи чињенично нетачне тврдње или информације. Садржај који је оцењен као лажне вести може се дефинисати као садржај који је креиран и дистрибуиран са намером да се јавност дезинформише, тј. да се тврдња која је потпуно нетачна представи као чињеница.