Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara për dobitë e konsumimit të ftoit

HIBRID

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull për ftoin, duke pretenduar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet infektive.

Brenda në artikull, disa here thuhet se këshillat bazohen në disa “studime të fundit” por pa u specifikuar ato, gjë që e bënë të paqartë se për çfarë studimesh bëhet fjalë. Pra, këtij artikulli i mungon burimi i informacionit.

Një pjesë e tekstit origjinal të publikuar në Arbresh.info:

Studimet e fundit kanë gjetur se një ftua ndihmon shumë në funksionimin e zorrëve dhe parandalon sëmundjet infektive. Për shkak se përmban gjithashtu shumë pektinë, ul presionin e gjakut.

Lëngu i ftoit shëron kollën, astmën dhe diarrenë. Një ftua i pjekur mirë preferohet të konsumohet një herë në ditë për njerëzit që vuajnë nga anemia, si dhe për ata që kanë probleme me stomakun.

Vegëza e artikullit të botuar në Arbresh.info:

http://www.arbresh.info/shendetesi/ilaci-me-i-mire-ne-vjeshte-ky-frut-parandalon-semundjet-infektive/?fbclid=IwAR0IRBXrIJkT6tyCu2uIGJbE8NrJ0QmYq9LiwakhJh2gOVLKkec2_dGpthQ


Analiza:

Ky artikull nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst nuk janë të verifikuara. Ky artikull kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere