Përmes një postimi të publikuar më 3 nëntor në Facebook nga faqja “New Newspaper” pretendohet se pensionet në Kosovë janë rritur.
Postimi, i cili shoqërohet me mbishkrimin “Lajmi i fundit – Rriten pensionet në Kosovë”. Por, pas klikimit në linkun e vendosur në postim, hapet një artikull që nuk jep ndonjë informacion për një vendim të ri të institucioneve për rritjen e pensioneve (shih here).
Përmbajtja e artikullit flet vetëm për pritjet e pensionistëve lidhur me mundësinë e rritjes së pensioneve, duke përmendur se kjo çështje është me rëndësi për qytetarët që varen nga të ardhurat mujore.

What's wrong with this claim?
Hibrid.info ka hulumtuar vendimet e publikuara nga institucionet e Kosovës lidhur me rritjen e pensioneve.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të publikuar më 31 tetor 2025, pensionet bazike sociale janë rritur nga 120 në 150 euro, duke filluar nga nëntori i atij viti (shih here).
I njëjti vendim parasheh rritjen nga 120 në 150 euro edhe të pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, pensioneve familjare, pensioneve invalidore të punës dhe skemës për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës 1 deri në 18 vjeç.
Pra, kjo rritje nuk është një zhvillim i ri, por një vendim i marrë në tetor 2025 dhe i zbatuar nga nëntori i atij viti.
Ndërkaq, rritja paraprake e skemave pensionale ishte miratuar më 11 tetor 2024. Në atë kohë, Qeveria kishte vendosur rritjen prej 20 për qind të skemave pensionale të financuara nga shteti, siç bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të Qeverisë për mbledhjen e 224-t (shih here).
Për shembull, pensioni bazik social ishte rritur nga 100 në 120 euro, ndërsa pensionet kontributdhënëse kishin pësuar rritje prej 20 për qind.
Çfarë dihet për zhvillimet e fundit?
Më 2 nëntor 2026, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti prezantoi projektbuxhetin për vitin 2027.
Në adresimin e publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ai përmendi disa nga masat e planifikuara në buxhet, përfshirë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe rritjen graduale të shtesave për fëmijë (shih here).
Megjithatë, në këtë adresim nuk u prezantua ndonjë vendim i ri për rritjen e pensioneve.
Gjithashtu, në përmbajtjen e publikuar nga “Gazeta Re” nuk ofrohet asnjë vendim institucional apo burim që do ta mbështeste pretendimin se pensionet janë rritur.
Analyze
Në postimin e faqes “Gazeta Re” në Facebook pretendohet rrejshëm se pensionet në Kosovë janë rritur.
Megjithatë, artikulli i hapur përmes linkut nuk përmban ndonjë vendim të ri për rritjen e tyre, por vetëm flet për pritjet e pensionistëve.
Rritja e fundit e pensioneve bazike, nga 120 në 150 euro, është vendosur në tetor 2025 dhe ka hyrë në fuqi në nëntor të po atij viti. Ndërkaq, nuk është identifikuar ndonjë vendim i ri për rritjen e pensioneve.
Based on its working methodology, hibrid.info assesses this content as "Fake News".
rationale
The “Fake News” rating is given to informational content that is entirely fabricated or that contains factually incorrect claims or information. Content that is rated as fake news can be defined as having been created and distributed with the intent to misinform the public, i.e., to present a claim that is completely false as fact.