Shkelzen Osmani
Themelues dhe Kryeredaktor i hibrid.info
Shkelzen Osmani është Drejtor Ekzekutiv i ADS dhe themelues i Hibrid.info, një platformë për verifikimin e fakteve e cila është nënshkruese e verifikuar nga IFCN dhe anëtare e verifikuar e EFCSN. Për më shumë se 15 vite (2001–2016), Shkelzeni ka qenë aktiv në industrinë e mediave, duke punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Albijona Gashi
Menaxhere e Operacioneve dhe Strategjisë
Albijona Gashi është një profesioniste e dalluar në menaxhim dhe shitje, me njohuri të thella në financa digjitale dhe strategji moderne të marketingut. E diplomuar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ajo ka një bazë të fortë në praktikat tradicionale dhe digjitale të biznesit.
Hyrije Mehmeti
Udhëheqëse e Editorialit dhe Koordinimit të Programeve
Hyrije Mehmeti është Udhëheqëse e Redaksisë dhe Koordinimit të Programeve në platformën për verifikimin e fakteve Hibrid.info. Ajo aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoratës në “Media dhe Komunikim” në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Maqedoninë e Veriut.
Fatbardh Dema
Udhëheqës i Verifikimit të Fakteve dhe Verifikimit në Hibrid.info
Fatbardh Dema ka një dekadë përvojë në media dhe koordinim projektesh. Ai ka përfunduar studimet në gazetari në Kolegjin AAB dhe njihet për punën e tij si gazetar dhe redaktor në Kosovë. Përmes trajnimeve të shumta, ai është specializuar në verifikimin e fakteve dhe identifikimin e dezinformatave, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.
Xhemajl Avdyli
Menaxher i Programit dhe Zhvillimit
Xhemajl Avdyli është profesionist me përvojë të gjerë në zhvillimin e programeve, menaxhimin e projekteve, komunikimin publik kulturës dhe medias. Në Hibrid.info, ai aktualisht mban pozitën e Menaxherit të Programit dhe Zhvillimit, duke udhëhequr hartimin dhe zbatimin e projekteve të fokusuara në edukimin mediatik, verifikimin e fakteve, hulumtimin dhe inovacionin në fushën e integritetit të informacionit
Blerina Dreshaj
Menaxhere e Financave
Blerina Rexhaj-Dreshaj është profesioniste e certifikuar në kontabilitet me mbi 10 vite përvojë në pajtimin e llogarive bankare dhe planifikimin financiar. Ajo ka përvojë të gjerë në sektorë të ndryshëm, përfshirë kompani private, organizata joqeveritare dhe asociacione. Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo ka dëshmuar nivel të lartë motivimi dhe përkushtimi për të siguruar raportim të saktë financiar dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në mjedise të ndryshme organizative. Blerina udhëheq sektorin financiar në Action for Democratic Society (ADS), duke mbikëqyrur menaxhimin financiar dhe planifikimin buxhetor në nivel organizate dhe programesh.
Festim Rizanaj
Hulumtues
Festim Rizanaj është i angazhuar si hulumtues në Hibrid.info. Ai ka përfunduar studimet e doktoratës në Shkencat e Komunikimit dhe Gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin Anadolu (Turqi). Gjithashtu shërben si bashkëpunëtor i jashtëm në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Rizanaj ka publikuar artikuj dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në fushën e mediave.
Zojë Sadiku
Copywriter dhe Menaxhere e Rrjeteve Sociale
Zojë Sadiku i është bashkuar ekipit të Hibrid.info si copywriter dhe menaxhere e rrjeteve sociale. Ajo ka përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Fillimisht ka punuar si gazetare në disa portale në Kosovë dhe më pas ka vazhduar karrierën si krijuese e përmbajtjes në platforma të njohura vendore. Zojë e kupton rëndësinë e edukimit medial dhe është e përkushtuar në krijimin e përmbajtjes që kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri.
Etrit Rexhepi
Verifikues i fakteve
Etrit Rexhepi është i angazhuar si verifikues i fakteve në Hibrid.info përmes programit të Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV), duke kontribuar në iniciativa që synojnë luftimin e dezinformimit. Ai kontribuon aktivisht në proceset e verifikimit dhe ka marrë pjesë në trajnime dhe punëtori për forcimin e metodologjive të verifikimit të fakteve dhe edukimit medial.