Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026

Platforma hibrid.info ka për qëllim luftën kundër formave të çrregullimit informativ. Materie për trajtim janë përmbajtjet keqinformuese në media, portale të dyshimta dhe media sociale, fushata të dyshimta dhe të manipuluara, të cilat kanë një trend në rritje duke bërë përhapjen e informacionit të pasaktë të paraqitet si fakt, vendosjes së lajmeve të rreme dhe të pa verifikuara dhe formave të ndryshme të shkeljes së postulateve themelore të mirinformimit (Informim i përpiktë e pa shtrembërime, informim jo i rremë) që duhet të sigurojnë informacion të pavarur, objektiv dhe të vërtetë për publikun.

Në metodologjinë e punës është paraqitur baza e principeve të platformës, duke përfshirë: mënyrën e zgjedhjes së përmbajtjes që monitorohen dhe vlerësohen në platformë; mënyra e vlerësimit të përmbajtjeve veç-e-veç; përdorimi i burimeve të hulumtimit, struktura e analizave të kontrollit të fakteve, sensibilizimin e audiencës përmes analizave dhe opinioneve për llojet e propagandave dhe dezinformatave si dhe për rolin e teknologjisë informative (TI) në shpërndarjen e këtyre lajmeve të rreme.

Sa i përket gjuhës së përmbajtjes që monitorohet nga platforma hibrid.info, përfshihen përmbajtjet e publikuara kryesisht në media, portale të dyshimta dhe mediat sociale që prodhojnë e shpërndajnë përmbajtje në shqip, por edhe përmbajtjet në gjuhë tjera që ndërlidhen me Kosovën dhe zhvillimet përreth saj që kanë një ndërlidhje të konteksti më të gjerë, e që publikohen në media dhe media sociale.

Përveç burimeve në media, në këtë platformë do të përdoren edhe burime tjera si profilet në rrjete sociale të figurave publike e politike të cilët krijojnë opinion publik.

Një përmbledhje e detajuar e elementeve të një analize të fact-check në të cilën vlerësohen pretendimet nga një artikull i mediave

Metodologjia e vlerësimit/Përkufizimit

Vlerësimet që mund t’i bëhen një përmbajtjeje të publikuar në media, portale të dyshimta dhe mediat sociale përfshijnë:

Kontrolli dhe vlerësimi i deklaratave

Hibrid.info, përveç kontrollit dhe analizës së artikujve mediatik, bënë edhe kontrollin dhe vlerësimin e deklaratave të zyrtarëve të lartë politikë e institucionalë si dhe atyre figurave që kanë ndikim publik.

Vlerësimi i këtyre figurave, sipas metodologjisë së hibrid.info, bëhet në kategoritë e vërtetësisë, qëndrueshmërisë dhe përmbajtjes së premtimeve.

Në kategorinë e vërtetësisë, vlerësohen ato deklarata që përmbajnë thënie që lidhen me fakte objektive, saktësia e të cilave mund të përcaktohet me anë të verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara në këtë kategori marrin vlerësimin – deklaratë e pavërtetë, gjysmë e vërtetë, apo edhe deklaratë e vërtetë.

Kategoria e qëndrueshmërisë gjithashtu vlerëson qëndrimet subjektive të bartësve të funksioneve publike për çështje në fushën e punës dhe kompetencave të tyre, si dhe veprimet e tyre në lidhje me pikëpamjet e shprehura.

Vlerësimi i qëndrueshmërisë jepet në bazë të një krahasimi në mes të pikëpamjeve aktuale dhe të deklaruara më parë publikisht të akterëve politikë. Nëse qëndrimet për një çështje nuk ndryshojnë gjatë angazhimit publik të personit të monitoruar, deklaratat e tilla vlerësohen si të qëndrueshme. Ndërsa nëse ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet, deklaratat e tilla vlerësohen si të paqëndrueshme.

Përmbushja apo mbajtja e premtimeve, kryesisht ndërlidhet me ato parazgjedhore, të cilat monitorohen në nivelin qendror dhe atë lokal gjatë mandatit katër-vjeçar. Ky hulumtim bëhet kryesisht në kohën e fushatës parazgjedhore, ku figurat kryesore politike monitorohen, në mënyrë që të ketë kontroll të fakteve për atë që e thonë. Hibrid.info bazuar në premtimet e bëra më herët, përmes programit zgjedhor, i kontrollon deklaratat e këtyre politikaneve, për të parë nëse pas mandatit kanë arritur t’i mbajnë ato premtime. Hibrid.info planifikon që të publikojë raporte të tilla edhe në baza vjetore.

Vlerësimi në këtë kategori bëhet – mbajte e premtimit (nëse ai mbahet), mbajte e pjesshme e premtimit dhe premtim jo i mbajtur (nëse ai nuk mbahet).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere