Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026 Të fundit | Rishikimi i javës: Clickbait për rezultatet e AUV për “Vita”; mashtrim me I… Të fundit | Një llogari në TikTok me dhjetëra keqinformata me implikime fetare Të fundit | Pretendime të rreme se Edi Rama ka kërcënuar Kosovën dhe Albin Kurtin Të fundit | Jo projekti zyrtar, fotot e “stadiumit të ri të Kosovës” janë nga një konce… Të fundit | Si mund të dëmtohet reputacioni i një figure publike përmes pretendimeve të… Të fundit | Tituj çorientues mbi analizat e qumështit “Vita” Të fundit | Videoja ku Tërnava premton shërimin e diabetit për 24 orë është e gjeneruar…

Politika e Hibrid.info për korrigjime, ankesa, plotësime dhe demante

Hibrid.info është e përkushtuar ndaj saktësisë, transparencës editoriale dhe korrigjimit të menjëhershëm të çdo informacioni që mund të rezultojë i pasaktë, i paplotë ose që kërkon sqarim shtesë pas publikimit.

Ne ftojmë të gjitha mediat, institucionet, organizatat, personat publikë dhe subjektet e tjera që janë objekt i analizave, verifikimeve apo vlerësimeve tona, të paraqesin sqarime, fakte shtesë, ankesa ose kërkesa për korrigjim në rast se konsiderojnë se përmbajtja e publikuar nuk përputhet me faktet ekzistuese ose kërkon plotësim të mëtejshëm.

Çdo kërkesë trajtohet nga redaksia e Hibrid.info mbi bazën e dokumenteve, provave dhe burimeve të verifikueshme, në përputhje me standardet profesionale të fact-checking dhe etikës editoriale.

Si trajtohen kërkesat dhe ankesat

Pas pranimit të kërkesës apo ankesës, redaksia shqyrton informacionin e paraqitur dhe kryen verifikimet e nevojshme editoriale.

Nëse pas shqyrtimit konstatohet se publikimi përmban pasaktësi, mungesë informacioni ose formulim që kërkon sqarim, Hibrid.info ndërmerr korrigjimin përkatës.

Procesi i shqyrtimit trajtohet brenda dy dite pune, përveç rasteve kur nevojitet verifikim shtesë, konsultim me burime të tjera ose shqyrtim editorial më i zgjeruar.

Forma e korrigjimit dhe publikimit

Gabimet ose plotësimet reflektohen në një nga format e mëposhtme:

Në rastet kur paraqitet kërkesë për demant, ajo trajtohet në përputhje me faktet e verifikuara dhe standardet editoriale të Hibrid.info.

Transparenca e plotë e procedurës

Për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie publike, Hibrid.info e bën publike të gjithë procedurën e trajtimit të rasteve që lidhen me ankesa, korrigjime apo demante.

Kjo përfshin:

Në këtë mënyrë, çdo lexues ka mundësi të shohë të gjithë procesin e trajtimit të rastit, jo vetëm rezultatin përfundimtar.

Historiku publik i korrigjimeve dhe ankesave

Hibrid.info mban publik historikun e të gjitha korrigjimeve, plotësimeve, demanteve dhe rasteve të ankesave të trajtuara.

Çdo rast mbetet i dokumentuar në këtë rubrikë ose në artikullin përkatës, së bashku me datën e publikimit dhe përshkrimin e ndryshimeve të bëra.

Ky historik ruhet si pjesë e politikës së transparencës editoriale dhe llogaridhënies publike.

Si mund të dërgohet një kërkesë

Kërkesat për korrigjim, plotësim, reagim ose demant mund të dërgohen përmes kanaleve tona zyrtare të kontaktit: info@hibrid.info, ose përmes formularit të kontaktit në faqen tonë zyrtare.

Hibrid.info inkurajon që çdo kërkesë të trajtohet fillimisht përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me redaksinë.

Mekanizmat e jashtëm të ankesës

Nëse pala kërkuese nuk është e kënaqur me trajtimin e kërkesës nga Hibrid.info, ajo mund të përdorë edhe mekanizmat ndërkombëtarë të ankesës në kuadër të rrjeteve profesionale ku Hibrid.info është anëtare dhe nënshkruese.

IFCN – International Fact-Checking Network

Si nënshkruese e Kodit të Parimeve të International Fact-Checking Network, Hibrid.info respekton standardet ndërkombëtare të transparencës, paanshmërisë dhe korrigjimit.

IFCN nuk shqyrton raste individuale editoriale, por pranon njoftime në rastet kur ekziston dyshim se një organizatë nënshkruese mund të jetë në shkelje të Kodit të Parimeve.

IFCN complaints procedure

EFCSN – European Fact-Checking Standards Network

Në përputhje me Kodin Evropian të Standardeve të European Fact-Checking Standards Network, çdo individ apo organizatë që konsideron se një anëtar i EFCSN ka dështuar seriozisht në respektimin e standardeve profesionale mund të paraqesë ankesë pranë EFCSN, pasi të ketë ndjekur fillimisht procedurën e brendshme me organizatën.

Formulari zyrtar për paraqitjen e ankesës:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeYX55Vn4L7tSYtPRMnrp6oHjBaYu6EQM1cPDMMiG-sajqj-A/viewform

Informacion shtesë: EFCSN complaints page

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere