Agron Krasniqi, ka një përvojë të gjatë në komunikim me publikun. Përvoja e tij nis në media të shkruara, për të vazhduar në radio për një vit dhe tash e 24 vjet është moderator dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës. Ka realizuar disa cikle shumë të suksesshme emisionesh, për të cilat mbahet në mend nga audienca, ndërsa për më shumë se 10 vjet është redaktor/moderator në programin e përditshëm “Mirëmëngjesi Kosovë”.
Përveç kësaj, është i angazhuar edhe si ligjërues i lëndëve të komunikimit, ndërsa është edhe themelues i Akademisë së komunikimit “FOL”, e cila funksionon tash e 7 vjet, në Prishtinë.
Është master (MSc), në komunikim masiv dhe gazetari. Në vitin 2012 ka botuar librin “Debati televiziv-llojet dhe praktikat”.

Kosovë Gjoci është një gazetar dhe redaktor me përvojë të gjatë në industrinë e medias, si në televizion dhe shtyp. Ai është specialist në Gazetari MoJo, Shkrim Lajmesh, Dokumentare, Lajme të Fundit, Redaktim, dhe Shkrim Reportazhesh. Ai ka një shkollim të specializuar në Gazetari dhe Gazetari Televizive nga Kolegji i Gazetarisë ‘Faik Konica’.
Gjoci ka gjithashtu shumë vite përvojë në fushën e PR dhe Komunikimit.
Ai ka punuar për media të ndryshme dhe kompani prodhimi audiovizuel në Kosovë që nga viti 2001 (PrishtinaFILM, Gazeta Express, KlanKosova, Gazeta Infokus, Euronews Albania, etj).

Avni Deliu është një profesionist i eksperiencuar në fushën e kontabilitetit dhe financave. Ai ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Degën e Menaxhimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Prishtinës.
Deliu është anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Kontrolluesve të Certifikuar të Kosovës, duke kryer këshillim dhe shërbime profesionale në fushën e llogarive, financave dhe taksave, me fokus të veçantë në fushën e ndërmarrjeve dhe organizatave jo fitimprurëse.