Hibrid.info është platformë për kontrollim faktesh, edukim medial, hulumtim dhe zhvillim të inovacionit në fushën e integritetit të informacionit, që vepron në Kosovë që nga qershori i vitit 2020. Platforma funksionon në kuadër të organizatës joqeveritare Action for Democratic Society (ADS), e themeluar në vitin 2010 dhe e regjistruar në Kosovë si organizatë jo-fitimprurëse dhe e pavarur.
Veprimtaria e Hibrid.info ndërtohet mbi katër shtylla kryesore programore: kontrollimin e fakteve dhe analizën e përmbajtjeve mediale; edukimin medial dhe ngritjen e kapaciteteve; zhvillimin e qasjeve inovative dhe mjeteve digjitale; si dhe avokimin për integritetin e informacionit dhe standarde demokratike në hapësirën publike dhe në sferën digjitale.
Përmes publikimeve të përditshme, analizave tematike, raporteve hulumtuese, materialeve edukative, projekteve inovative dhe aktiviteteve publike, Hibrid.info synon të kontribuojë në forcimin e informacionit të bazuar në fakte, rritjen e mendimit kritik dhe rezistencës shoqërore ndaj çrregullimit informativ.
Action for Democratic Society (ADS) është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë me fokus në promovimin e transparencës, angazhimit demokratik dhe forcimin e integritetit të informacionit.
Organizata është e regjistruar si organizatë jo-fitimprurëse dhe gëzon statusin e përfitimit publik, të njohur sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.
Organizata funksionon përmes:
- Kuvendit
- Menaxhmentit Ekzekutiv
Udhëheqja ekzekutive realizohet përmes Drejtorit Ekzekutiv dhe strukturës menaxheriale të organizatës, ndërsa zbatimi programor dhe editorial realizohet përmes ekipit profesional të Hibrid.info.
Kodi i etikës
Kodi i Etikës përmban standardet dhe parimet themelore të ADS-së, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë punonjësit (personeli), Drejtori Ekzekutiv dhe Kuvendi.
Bashkëpunime dhe rrjete ndërkombëtare
Hibrid.info është pjesë e rrjeteve dhe iniciativave profesionale ndërkombëtare në fushën e kontrollimit të fakteve, edukimit medial, inovacionit dhe forcimit të integritetit të informacionit, duke ndërlidhur standardet ndërkombëtare me kontekstin lokal dhe duke kontribuar në avancimin e praktikave profesionale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, Hibrid.info është pjesë e rrjeteve dhe nismave si International Fact-Checking Network (IFCN), European Fact-Checking Standards Network (EFCSN), UNESCO Media and Information Literacy Alliance, Global Alliance for Media Innovation (GAMI) në kuadër të WAN-IFRA, Alliance4Europe, si dhe e rrjetit rajonal Anti-Disinformation Network for the Balkans (ADN-Balkans), që synon avancimin e bashkëpunimit rajonal kundër dezinformimit dhe forcimin e qasjes në informacion të verifikuar në Ballkanin Perëndimor.
Financimi dhe transparenca
Action for Democratic Society (ADS), në kuadër të së cilës funksionon platforma Hibrid.info, mbështetet përmes projekteve dhe formave të tjera të financimit nga organizata ndërkombëtare, fondacione dhe partnerë që mbështesin lirinë e medias, edukimin medial, inovacionin dhe forcimin e integritetit të informacionit në sferën digjitale.
Mbështetja financiare e organizatës publikohet në funksion të transparencës institucionale dhe llogaridhënies publike.
Donatorët dhe partnerët mbështetës nuk kanë asnjë rol në përzgjedhjen e temave, procesin e verifikimit, qasjen editoriale apo përfundimet e publikuara në Hibrid.info. Pavarësia editoriale zbatohet në të gjitha aktivitetet programore dhe publikuese të platformës.
ADS/Hibrid.info publikon raportet vjetore të auditimit financiar si pjesë e angazhimit për transparencë institucionale dhe llogaridhënie publike. Auditimet realizohen nga auditorë të pavarur në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe legjislacionin në fuqi për OJQ-të në Kosovë. Pasqyrat financiare të organizatës auditohen në baza vjetore dhe publikohen në mënyrë të rregullt.
Raporte të auditimit financiar:
- Auditimi financiar 2023
- Auditimi financiar 2024
- Auditimi financiar 2025 (në proces)
Në vijim paraqitet lista e projekteve të realizuara dhe në zbatim gjatë viteve të fundit, së bashku me burimin e financimit dhe vlerën përkatëse të mbështetjes.
Projekte dhe mbështetje institucionale
ADS/Hibrid.info zbaton projekte të mbështetura nga organizata ndërkombëtare, fondacione dhe partnerë institucionalë që kontribuojnë në kontrollimin e fakteve, edukimin medial, kërkimin, inovacionin dhe forcimin e integritetit të informacionit në sferën digjitale. Përmes këtyre projekteve janë zhvilluar aktivitete editoriale, programe edukative, analiza tematike, produkte kërkimore dhe iniciativa inovative që adresojnë sfidat e informacionit në Kosovë dhe në nivel rajonal.
European Union Office in Pristina
- School Outreach Program – Empowering Media Literacy in Kosovo – Ky projekt përfshiu program të strukturuar të edukimit medial në 21 shkolla të mesme në shtatë rajone të Kosovës, me pjesëmarrjen e 735 nxënësve dhe 105 mësimdhënësve, duke përfshirë edhe shkolla nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë shkollat në gjuhën serbe. Në kuadër të projektit u përzgjodhën dhe u trajnuan ambasadorë të edukimit medial nga secila shkollë, me rreth pesë përfaqësues për shkollë, të cilët morën pjesë në aktivitete shtesë praktike dhe në garën finale ndërshkollore, e transmetuar nga Radio Television of Kosovo.
- Information Environment Monitoring in Kosovo during Elections 2025 – Në kuadër të këtij projekti u realizua monitorim i zgjeruar i mjedisit informativ gjatë periudhës zgjedhore në Kosovë, duke mbuluar përmbajtje në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze dhe duke analizuar mbi 7,000 publikime mediale gjatë periudhës monitoruese. Procesi përfshiu trajtimin e 103 përmbajtjeve tematike për fact-checking, analizën e narrativave që lidhen me procesin zgjedhor, çështjet ndëretnike dhe manipulimin e informacionit nga jashtë (FIMI), si dhe publikimin e raportit analitik “Rezilienca ndaj dezinformatave gjatë periudhës zgjedhore në Kosovë”, i shoqëruar me rekomandime për institucionet publike dhe me një panel diskutimi ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe të vendit.
IFCN / Global Fact Check Fund
- Hibrid.info: Empowering Fact-Checking in Kosovo – Ky projekt kontribuoi në forcimin e kapaciteteve editoriale të Hibrid.info përmes zgjerimit të publikimeve të përditshme për kontrollim faktesh, analizave tematike dhe monitorimit sistematik të çrregullimit informativ në Kosovë. Mbështetja mundësoi konsolidimin e proceseve të verifikimit, rritjen e pranisë publike të platformës dhe avancimin e standardeve profesionale në përputhje me kriteret ndërkombëtare të fact-checking.
- Hibrid.info: Empowering Fact-Checking in Kosovo II – Në vazhdim të mbështetjes paraprake, projekti mundësoi zgjerimin e trajtimit editorial të narrativave dezinformuese, forcimin e analizave tematike dhe zhvillimin e qasjeve më të strukturuara për monitorimin e përmbajtjeve problematike në sferën digjitale. Gjatë kësaj faze u forcua gjithashtu kapaciteti institucional i platformës në raport me transparencën publike dhe standardet editoriale.
- Strengthening Information Integrity Through Sustainable Fact-Checking – Ky projekt mbështet konsolidimin e modelit të qëndrueshëm të kontrollimit të fakteve, duke përfshirë prodhimin e përmbajtjeve të verifikuara, analiza të rregullta mbi narrativat dezinformuese dhe forcimin e rolit të Hibrid.info në mbrojtjen e integritetit të informacionit në sferën digjitale.
- Mental Health Support Grant – Kjo mbështetje u dedikua mirëqenies profesionale të ekipit, si pjesë e qasjes për forcimin e qëndrueshmërisë së punës editoriale dhe ruajtjen e kapaciteteve profesionale në një mjedis pune me intensitet të lartë.
European Endowment for Democracy
- Enhancing the Digital Infosphere – Ky projekt ka rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve editoriale, operacionale dhe institucionale të ADS/Hibrid.info, duke mbështetur funksionimin e përditshëm të platformës si mekanizëm i pavarur për kontrollim faktesh, analiza tematike dhe edukim medial. Përmes këtij projekti është mundësuar vazhdimësia e prodhimit editorial, publikimi i raporteve periodike mbi trendet e dezinformimit dhe forcimi i përgjigjes së organizatës ndaj çrregullimit informativ në sferën digjitale. Projekti ka kontribuar gjithashtu në avancimin e qeverisjes së brendshme, dokumenteve strategjike dhe mekanizmave të transparencës institucionale.
French Embassy in Pristina
- Cooperation with Media in Kosovo – Ky projekt mbështet bashkëpunimin ndërmjet ADS/Hibrid.info dhe organizatave partnere mediale e të shoqërisë civile në Kosovë, me fokus në forcimin e dialogut profesional dhe ndërtimin e kapaciteteve në mjedis multietnik. Në kuadër të projektit janë zhvilluar trajnime të përbashkëta me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave nga komunitete të ndryshme, duke nxitur shkëmbimin profesional dhe trajtimin e çështjeve të informacionit në kontekst të ndjeshëm shoqëror.
EFCSN – European Fact-Checking Standards Network
- Election 24 Check – Ky projekt u realizua në kuadër të bashkëpunimit evropian të koordinuar nga European Fact-Checking Standards Network, me mbështetjen e Google News Initiative, duke kontribuar në databazën evropiane të fact-checking për zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2024. Në kuadër të projektit, Hibrid.info kontribuoi me publikime të verifikuara, analiza tematike dhe monitorim të narrativave që lidhen me proceset zgjedhore, duke qenë pjesë e një rrjeti prej mbi 40 organizatash evropiane që ndanë përmbajtje të verifikuar, narrative reports dhe trende të dezinformimit në kohë reale.
- Prebunking on Scale – Ky projekt mbështet zhvillimin e qasjeve parandaluese kundër dezinformimit përmes bashkëpunimit ndërmjet organizatave partnere në nivel evropian, me fokus në identifikimin paraprak të narrativave potencialisht manipuluese dhe prodhimin e përmbajtjeve prebunking që synojnë rritjen e rezistencës publike ndaj dezinformimit në sferën digjitale.
OIP Network / ZINC
- Unveiling Hidden Narratives: A Study on the Spread of Narratives Through AI – Në kuadër të këtij projekti u realizua studim analitik mbi mënyrën se si platformat e inteligjencës artificiale gjenerative ndërtojnë dhe riprodhojnë narrativa që lidhen me Kosovën dhe zhvillimet rajonale, me fokus në identifikimin e modeleve të framing-ut, burimeve të referencës dhe ndikimit të mundshëm në perceptimin publik. Si rezultat u publikua raporti kërkimor “The Chatbot Version of Truth”, i ndërtuar mbi analizën krahasuese të përgjigjeve të chatbot-eve dhe interpretimin e narrativave që ato prodhojnë në raport me çështje të ndjeshme informative. Në kuadër të të njëjtit projekt u zhvillua edhe toolkit-u praktik “Resilience Insights”, si material për identifikimin e narrativave të strukturuara në chatbot-e dhe përdorimin kritik të përgjigjeve të gjeneruara nga AI. Gjetjet kryesore u prezantuan në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, ekspertëve dhe aktorëve ndërkombëtarë që punojnë në fushën e integritetit të informacionit në sferën digjitale.
National Endowment for Democracy (NED)
- Promoting Objective Journalism and Countering Disinformation – Ky projekt ka mbështetur prodhimin e vazhdueshëm të përmbajtjeve për kontrollim faktesh, analizave tematike dhe monitorimin e narrativave dezinformuese në Kosovë, duke forcuar kapacitetin editorial të Hibrid.info për trajtimin sistematik të çrregullimit informativ në sferën digjitale. Në kuadër të projektit janë publikuar rregullisht raportet mujore dhe raporti vjetor Gjendja e Çrregullimit Informativ, analiza tematike dhe përmbajtje të verifikuara që trajtojnë narrativa politike, mediale dhe rajonale. Në të njëjtën kohë, projekti ka përfshirë trajnime të vazhdueshme me studentë universitarë, focus grupe tematike dhe diskutime mbi integritetin e informacionit, ndërsa gjatë periudhave zgjedhore ka mbështetur edhe monitorim të shtuar të dezinformatave, përfshirë publikime të rregullta tematike dhe komunikim me aktorë relevantë institucionalë.
CFI – French Media Development Agency
- Countering Information Pollution with News Literacy – Ky projekt u fokusua në forcimin e edukimit medial përmes prodhimit të përmbajtjeve verifikuese, artikujve analitikë, infografikave tematike, newsletter-ve javore dhe materialeve mujore për media, duke kontribuar në rritjen e qasjes së publikut në informacion të verifikuar dhe në zhvillimin e aftësive për të kuptuar manipulimin informativ në sferën digjitale. Në kuadër të projektit u hartua edhe një raport për hartëzimin e iniciativave të edukimit medial në Kosovë, si bazë për kuptimin e nevojave dhe aktorëve në këtë fushë.
- Digital Sherlock – Balkan Voices Project – Në kuadër të këtij projekti u prodhuan 25 video edukative digjitale të publikuara në platformat sociale, të bazuara në monitorim të vazhdueshëm të narrativave dezinformuese dhe përshtatura për audiencat e reja. Materialet trajtuan tema që lidhen me dezinformimin, verifikimin e përmbajtjeve, manipulimin mediatik dhe mënyrën se si narrativat qarkullojnë në hapësirën digjitale, duke arritur mbi 1.9 milion shikime dhe angazhim të lartë publik, veçanërisht te grupmosha 18–34 vjeç.
- Balkan News Truck – Si pjesë e komponentës rajonale të këtij bashkëpunimi, Hibrid.info organizoi në Kosovë aktivitetin mobil Balkan News Truck, i cili vizitoi Prizrenin, Mitrovicën, Pejën dhe Prishtinën, duke krijuar hapësira të hapura ndërveprimi me qytetarë, nxënës, gazetarë dhe institucione mbi edukimin medial, inteligjencën artificiale dhe dezinformimin. Aktiviteti përfshiu kuize, diskutime publike, materiale edukative dhe pjesëmarrje institucionale ndërkombëtare, duke marrë vëmendje të gjerë mediale dhe duke e shndërruar projektin në një format inovativ të komunikimit publik për rezistencë ndaj dezinformimit.
U.S. Embassy in Pristina
- Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning (HibridLAB) – Në kuadër të këtij projekti u themelua HibridLAB, një platformë inovative e Hibrid.info në Prishtinë, e dedikuar për ndërthurjen e gazetarisë, edukimit medial dhe teknologjisë në funksion të forcimit të integritetit të informacionit në sferën digjitale. Përmes sesioneve informuese në komuna të ndryshme të Kosovës, trajnimeve për gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë, si dhe mentorimit të drejtpërdrejtë nga ekspertë të medias dhe teknologjisë, projekti krijoi pesë prototipe funksionale nga studentët, përfshirë aplikacione dhe mjete digjitale për edukim medial, transparencë mediale dhe identifikim të përmbajtjeve manipuluese. Në vazhdimësi të këtij zhvillimi, HibridLAB u anëtarësua në Global Alliance for Media Innovation, pjesë e WAN-IFRA, si një nga iniciativat e para nga rajoni që u bë pjesë e këtij rrjeti global të inovacionit mediatik.
- Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning II – Faza pasuese e projektit ishte paraparë si zgjerim i HibridLAB me aktivitete të reja zhvillimore, përfshirë përgatitje për pjesëmarrje në iniciativa ndërkombëtare si Global Game Jam dhe thirrje të reja për studentë. Megjithatë, implementimi i plotë i kësaj faze nuk vazhdoi sipas planifikimit për shkak të ndërprerjes së financimit në kuadër të grantit nga donatori, pasi ishte realizuar vetëm komponenta fillestare përgatitore. Pavarësisht kësaj, HibridLAB mbeti funksional si platformë e zhvilluar në kuadër të fazës së parë dhe vazhdon të shërbejë si hapësirë për inovacion, eksperimentim dhe zhvillim të ideve të reja në fushën e integritetit të informacionit.
RND – Kosovo Glocal (Kosovo 2.0)
- Reframing Diversity Through Digital Storytelling – Në kuadër të këtij projekti u prodhuan pesë mini-dokumentarë që trajtuan narrativa të dëmshme dhe manipuluese në hapësirën publike në Kosovë, duke përfshirë polarizimin politik, dezinformimin ndëretnik, dezinformimin gjinor, ekstremizmin dhe dezinformimin klimatik. Përmes kombinimit të fact-checking, hulumtimit tematik dhe rrëfimit dokumentar, përmbajtjet u publikuan në platformat digjitale të Hibrid.info dhe gjeneruan mbi 2 milionë shikime, duke forcuar përdorimin e formatit dokumentar si mjet për edukim medial dhe ndërgjegjësim publik.
Metamorphosis / TechSoup
- Truth Talks Kosovo: Strengthening Media Literacy Together – Në kuadër të këtij projekti u realizua seria podcast HibridTalks, me katër episode tematike mbi raportin ndërmjet teknologjisë dhe medias, integritetin mediatik, edukimin medial dhe fact-checking. Përmes pjesëmarrjes së ekspertëve nga fusha e gazetarisë, teknologjisë dhe edukimit medial, përmbajtjet u publikuan në platformat digjitale të Hibrid.info dhe gjeneruan mbi 1 milion shikime, duke forcuar qasjen e organizatës në përdorimin e formateve audio-vizuale për edukim medial dhe rritje të rezistencës ndaj dezinformimit.
- Russian Narratives About Ukraine in Kosovo – Ky projekt u fokusua në hulumtimin dhe dokumentimin e narrativave ruse për luftën në Ukrainë në raport me kontekstin e Kosovës, përmes analizës së përmbajtjeve mediale, intervistave me ekspertë dhe gazetarë ukrainas, si dhe publikimit të një raporti analitik në tri gjuhë. Projekti u përmbyll me një konferencë publike në Prishtinë me pjesëmarrje të ambasadorëve, ekspertëve ndërkombëtarë dhe mediave, duke kontribuar në trajtimin e ndikimit të dezinformimit gjeopolitik në hapësirën informative në Kosovë.
Për një pasqyrë të plotë të projekteve të realizuara, donatorëve, periudhës së zbatimit dhe vlerës financiare, tabela përmbledhëse është e qasshme përmes linkut më poshtë:
Projektet dhe mbështetja financiare
Llogaridhënie publike
Për transparencë publike, në këtë seksion publikohen dokumentet kryesore institucionale dhe editoriale, përfshirë metodologjinë, procedurat për korrigjime dhe demante, strukturën organizative, dokumentet statutare, Kodin e Etikës, Udhëzuesin Editorial, Rregulloren për përdorimin e inteligjencës artificiale në organizatë, si dhe raportet e auditimit financiar të organizatës.
Këto dokumente plotësohen nga dokumente të tjera të brendshme rregullative dhe strategjike që mbështesin zhvillimin institucional, menaxhimin financiar, politikat e burimeve njerëzore dhe funksionimin e përgjithshëm organizativ.