Të fundit | Keqinformatat për protestat në Shqipëri, të ndërlidhura dhe të shpërndara n… Të fundit | Pretendim i rremë se Mihali ka paralajmëruar protesta ndaj SHBA-së nëse ins… Të fundit | Narrativat paszgjedhore serbe mbi zgjedhjet e qershorit: Fitorja e Listës S… Të fundit | Narrativat serbe në përvjetorin e Rezolutës 1244 Të fundit | Pretendim i pabazë se arrestimi i drejtorëve të shkollave serbe në Kamenicë… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin maj 2026 Të fundit | Thyerja e xhamit të një ambulance ndërlidhet pa bazë me “retorikë anti-serb… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se Marta Kos e uroi Kurtin para numërimit të… Të fundit | Paragjykohet se Avdyli, Reshitaj e Statovci nuk kanë fituar mandatin e depu… Të fundit | Çfarë keqinformatash mund të hasen pas zgjedhjeve?
[ ARTIKULLI ]

Përtej dezinformatave: Ndikimi i inteligjencës artificiale në gazetari dhe shkrimin e lajmeve

HIBRID

Artikull i publikuar në forbes.com

Kur përmendet Inteligjenca Artificiale (IA) në lajme, shumica e njerëzve mendojnë për dezinformata dhe keqinformime. Edhe pse fenomenet si deepfake dhe botet që krijojnë lajme të rreme janë reale, IA po përdoret gjithashtu për qëllime më të dobishme dhe praktike që e bëjnë gazetarinë më efikase dhe të saktë.

Si po e përmirëson IA shkrimin e lajmeve

Një nga mënyrat më të përhapura që po shfrytëzohet IA në gazetari është krijimi i lajmeve të automatizuara. Modelet e gjuhës, të afta të prodhojnë përmbajtje të ndryshme në tekst, imazh, video dhe audio, janë duke u përdorur për të krijuar artikuj mbi tema si sporti, financat, politika lokale, dhe moti. Përmes aftësisë për të përpunuar dhe sintetizuar të dhëna, IA mund të krijojë raporte të organizuara mirë që mbulojnë temat që gazetarët njerëzorë nuk kanë kohë të përfshijnë.

Përkundër avantazheve të shumta, përdorimi i IA në krijimin e lajmeve ngre disa shqetësime, përfshirë rrezikun që IA të bëjë gabime faktike dhe të zëvendësojë gazetarët. Një qasje praktike është ndarja mes lajmeve të bazuara në të dhëna dhe raportimit hulumtues, ku ky i fundit kërkon aftësi të mirëfillta gazetareske.

Personalizimi i konsumimit të lajmeve

Për konsumatorin e lajmeve, IA sjell personalizim të avancuar, duke krijuar rrjedha lajmesh të përshtatura sipas interesave personale të secilit përdorues. Ky personalizim ndihmon në rritjen e angazhimit dhe fitimeve për mediat. Megjithatë, ekziston shqetësimi se ky personalizim mund të krijojë “dhoma jehone”, ku përdoruesit shohin vetëm përmbajtje që përforcon pikëpamjet e tyre ekzistuese.

Përmirësimi i praktikës në gazetari

Përtej krijimit dhe konsumimit të lajmeve, IA po ndihmon edhe në aspektet praktike të gazetarisë. Aftësia e saj për të analizuar të dhëna të mëdha dhe për të prodhuar përmbajtje në formate të ndryshme ndihmon redaksitë që të ofrojnë përmbajtje më të pasur dhe më interaktive për audiencat e tyre. Gjithashtu, IA ndihmon në detyra rutinë si transkriptimi i intervistave, përkthimi i përmbajtjeve në gjuhë të ndryshme, dhe menaxhimi i postimeve në rrjetet sociale.

Në përmbledhje, IA po transformon gazetarinë duke e bërë më të qëndrueshme dhe efektive. Edhe pse ka ende sfida për t’u adresuar, përparësitë e IA për industrinë e lajmeve janë të shumta dhe të rëndësishme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere