Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikime mashtruese për verifikim të rremë të llogarive në Facebook

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar disa fotografi me mbishkrimin e njëjtë që pretendon se është zbuluar aktivitet i pazakontë në lidhje me aksesin në një llogari dhe kërkon që përdoruesi të përfundojë menjëherë procesin e verifikimit të identitetit për të mbrojtur llogarinë dhe për të vazhduar funksionimin normal.

Mesazhi paralajmëron se mosveprimi mund të konsiderohet si shkelje serioze e politikës së sigurisë dhe mund të rezultojë në kufizim ose çaktivizim të përhershëm të llogarisë. Në fund, përdoruesit i kërkohet të ndjekë një vegëz të dhënë për të përfunduar verifikimin, i cili paraqitet si lidhje zyrtare.

Këto përmbajtje janë publikuar sot (16 qershor) nga një faqe me emrin “Manager Al 99471” në Facebook dhe secila nga to përmban një numër të madh të faqeve dhe të llogarive të disa organizatave, institucioneve, bizneseve dhe personaliteteve të ndryshme që janë përmendur (mentioned).

Por, çka nuk shkon me këto postime?

Mesazhi që përmban mbishkrimi një njoftim mashtrues, i cili përdor gjuhë alarmuese për të bindur përdoruesin të klikojë në një link, që mund të jetë i rrezikshëm.

Mbishkrimi i postimit:

“???????????????????????????? ???? ???????????????????????????????? — ????????̈???????????????????????? ???????????????????????????????????? ????????????????????????????????????????

???????????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈ ????????̈ ???????????????????????? ???????? ???????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????̈ ????????????????. ????????̈???? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????????????????????????????̈ ???????????????? ???????????? ????????̈???? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????????????????, ???????? ???????????????????????? ????????̈???????????????????????????????? ????????????????????̈????????????????̈ ???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????????????.

????????????????????̈???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????? ???????????????????????? ????????????????̈???? ????????̈ ???????????????????????????? ???????? ????????̈ ???????????????????????????????????????????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈???? ????????̈ ????????????????????????????????̈ ???????????? ???????????????? ????????̈ ???????????????????????? ???????????????????? ???? ????????̈????????????????????????????:

???????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????? ???????????? ???????????????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????̈

????̧???????????????????????????????????????? ????????̈????????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????????????̈ ???????????? ????????̈ ???????????????????????? ???????????????????????????????????????????? ???? ???????????????????????????? ???????? ????????̈

???????? ???????????????????????? ????????̈???????????????????????????????? ???????????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????? ????????̈????????̈???????????????????? ???????????????????????????? ???????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????̈ ???????????? ???????????????????????? ????????????????̈???????????????????? ???????????? ???????????? ????????????????: vegëza për klikim

????????????????????????̈???????????????????????? ???????????????? ????̈????????????????̈ ????????????????????????̈???????????? ????????̈???? ???????????????????????????????? ???? ????????????????????????????????̈ ???????????? ???????????????????????????????????????????????? ????????̈ ???????????????????????????????? ????????????????̈ ????????̈ ???????????????????????????????????????? ????????̈ ????????????????????????????????????. ???????? ???? ????????????????????̈????????????????????̈ ????????????????̈???????????????????????????????? ???????????? ????????????????????????̈???????????????????????????? ????????????????!”

Hibrid.info ka verifikuar vegëzën e paraqitur duke e klikuar, dhe pas hapjes së saj është shfaqur një faqe që kërkon hyrjen në llogarinë personale të Facebook-ut.

Hibrid.info ka verifikuar këtë vegëz përmes platformës së vlerësimit të domeneve “Scam Detector”, rezultatet e së cilës tregojnë një nivel të ulët besueshmërie për këtë faqe (shih këtu).

Në një artikull (i përditësuar tre ditë më parë) të publikuar në platformën “Meta”, të cilin e ka hasur hibrid.info gjatë kërkimit manual në motorin e kërkimit “Google”, sqarohet se në raste të tilla, kemi të bëjmë me “Phishing”, që është përpjekje për të vjedhur të dhëna personale përmes mesazheve ose linkeve të rreme që pretendojnë se vijnë nga Facebook/Instagram.

Artikulli udhëzon që nëse ke klikuar një link të dyshimtë: ta ndrysho fjalëkalimin menjëherë, të aktivizoni verifikimin me dy hapa dhe të mos u përgjigjeni mesazheve që kërkojnë të dhëna personale,

Po ashtu aty tregohet se email-et zyrtare nga Meta vijnë vetëm nga: facebook.com, fb.com, instagram.com, meta.com, etj. Mos besoni mesazhe që kërkojnë para, premtojnë dhurata, ose kërcënojnë me mbyllje llogarie (shih këtu).

Gjithashtu, pas kontrollit në informatat e kësaj faqe në Facebook, është vërejtur se ajo është paraqitur rrejshëm si “organizatë qeveritare” dhe vërehet se është hapur në ditën kur ka postuar përmbajtjet e trajtuara.


Analiza

Pretendimi se ka një aktivitet të pazakontë në llogarinë e përdoruesit dhe se duhet të verifikohet menjëherë identiteti në vegëzën e bashkangjitur, është i rremë.

Mesazhi i paraqitur është një phishing që synon të vjedhë të dhëna personale dhe nuk është një njoftim zyrtar nga “Meta”.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere