[email protected]
Agjencia ruse u kërkoi influencuesit gjerman dhe atij francez të shpërndajnë dezinformata për vaksinat
shape
shape
shape

Një agjenci misterioze marketingu ofroi fshehurazi të paguajë yjet e mediave sociale për të përhapur dezinformata rreth vaksinave Covid-19. Plani i tyre dështoi kur ndikuesit (influencuesit) dolën në publik në lidhje me përpjekjen për t’i rekrutuar ata.

“Filloi me një email” thotë Mirko Drotschmann, një YouTube-er dhe gazetar gjerman.

Mirko normalisht injoroi ofertat nga markat që i kërkojnë atij të reklamojë produktet e tyre tek më shumë se 1.5 milion përcjellësit e tij. Por oferta e sponsorizimit që ai mori në maj të këtij viti ishte ndryshe nga më të hershmet.

Një agjenci marketingu me ndikim, e quajtur Fazze, i ofroi atij që të paguante për të promovuar informacionet e rrjedhura, të cilat sugjeronin se përqindja e vdekjeve në mesin e njerëzve që kishin vaksinën Pfizer ishte pothuajse tre herë më e lartë se ajo e goditjes AstraZeneca.

Informacioni i dhënë nuk ishte i vërtetë.

Mirko e kuptoi menjëherë se atij i kërkohej të përhapte dezinformata për të minuar besimin e publikut ndaj vaksinave në mes të një pandemie.

“Unë u trondita,” thotë Mirko “atëherë isha kurioz të kuptoj çfarë fshihet pas gjithë kësaj?”.

A man in a cardigan addresses the camera- he is depicted next to a graphic of a mobile phone with apps on display

Në Francë, YouTuber-i i shkencës, Léo Grasset, mori një ofertë të ngjashme. Agjencia i ofroi atij 2000 euro nëse ai do të merrte pjesë në shpërndarje të përmbajtjeve, për të cilat, agjencia Fazze tha se janë të një klienti i cili dëshironte të mbetej anonim.

“Ky është një flamur (alarm) i madh i kuq”, thotë Léo.

Të dy Léo dhe Mirko u tmerruan nga pretendimet e rreme.

Ata pretenduan se ishin të interesuar në mënyrë që të përpiqeshin të mësonin më shumë dhe iu dhanë udhëzime të hollësishme se çfarë duhet të thoshin në videot e tyre.

Në gjuhën angleze, stafi i agjencisë i udhëzoi shkurtimisht ata të “Veprojnë sikur të kenë pasion dhe interes në këtë temë”.

Image of a YouTuber sitting in a dimly lit room with a microphone in front of him and pot plants behind him. He is looking straight at the camera and has his eyebrows raised.

Nga agjencia ju sugjerua që influencuesit të mos përmendnin që përmbajtja propagandues në video të mos potencohet se është përmbajtje e sponsorizuar por, në vend të kësaj, të pretendonin se po jepnin këshilla spontane nga shqetësimi për shikuesit e tyre.

Platformat e mediave sociale kanë rregulla që ndalojnë mos zbulimin e përmbajtjes së sponsorizuar. Edhe në Francë e Gjermani, një veprim e tillë (fshehja e sponsorizimit) është e paligjshme.

Shkrimi i Fazze u tha ndikuesve të ndajnë një histori në gazetën franceze Le Monde në lidhje me një rrjedhje të të dhënave nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Historia ishte e vërtetë, por nuk përfshiu asgjë në lidhje me vdekjet e vaksinave. Por në këtë kontekst do të jepte përshtypjen e rreme se gjoja statistikat e shkallës së vdekshmërisë kishin ardhur nga rrjedhja jo zyrtare e informatave.

Të dhënat që ndikuesit u kërkuan të shpërndanin në fakt ishin mbledhur nga burime të ndryshme dhe ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai paraqiti numrin e njerëzve që kishin vdekur në disa vende disa kohë pasi morën vaksina të ndryshme Covid. Por vetëm sepse dikush vdes pasi ka bërë një vaksinë nuk do të thotë se ka vdekur sepse e kishte vaksinën. Ata mund të ishin vrarë në një aksident me makinë.

Në vendet nga të cilat ishin marr statistikat, një numër më i madh njerëzish kishin marrë vaksinën Pfizer në atë kohë, kështu që një numër më i madh i njerëzve që vdisnin pasi kishin një goditje Pfizer ishte pritur.

Influencuesve iu dha gjithashtu një listë lidhjesh për t’u ndarë – artikuj të dyshimtë të cilët të gjithë përdorën të njëjtin grup shifrash që supozohej se vaksina Pfzer ishte e rrezikshme.

Kur Léo dhe Mirko ekspozuan fushatën Fazze në Twitter të gjithë artikujt, përveç historisë së Le Monde, u zhdukën nga uebi.

(Artikulli i plotë në gjuhen angleze i publikuar në origjinal nga BBC)

Share With Others