Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Facebook “shtrëngon” politikat kundër lajmeve të rreme për vaksinat

HIBRID

Facebook bënë të ditur se do të fillojë të heqë pretendimet e rreme në lidhje me vaksinat Covid-19 për të parandaluar “dëmtimin e afërt fizik”.

Nga kjo kompani kanë njoftuar se po i përshpejtojnë planet për ndalimin informacioneve mashtruese dhe të rreme në platformat e saj si Facebook dhe Instagram. Strategjia e kësaj kompanie është përshpejtuar duke parë shtimin e lajmeve të rreme rreth kësaj vaksine, pas njoftimit për miratim të përdorimit të vaksinës së parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndër pretendimet që nuk do të lejohen të shpërndahen janë gënjeshtrat në lidhje me përbërësit e vaksinës, sigurinë, efektivitetin dhe efektet anësore.

Gjithashtu do të ndalohen edhe teoritë e rreme e të konspiracionit, që janë shpërndarë për një kohë të gjatë, të cilat pretendojnë se vaksinat e koronavirusit do të përmbajnë një mikro-çip për të kontrolluar ose monitoruar pacientët.

Çfarë thuhet në njoftimin e Facebook?

Në këtë njoftim, siç raporton BBC, thuhet se do të largohen të gjitha pretendimet e rreme lidhur me vaksinat e Covid-19 “të cilat janë demantuar nga ekspertët e shëndetit publik”.

Facebook bënë të ditur se që nga Janari, është larguar një sasi e madhe e përmbajtjes rreth pandemisë siç janë kurimet dhe trajtimet e rreme mjekësore, apo pretendimet e rreme që thonë se virusi nuk ekziston.

Në tetor, janë ndalur edhe reklamat që dekurajojnë njerëzit të marrin vaksinën. Kjo është si vazhdimësi e politikës së “largimit të dezinformimit rreth virusit që mund të shkaktojë dëmtim fizik”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

“Këtu përfshihen pretendime të rreme rreth sigurisë, efikasitetit, përbërësve apo edhe efekteve anësore të vaksinës dhe pretendimeve të rreme që thonë se vaksinat e Covid-19 përbëhen nga mikro-çipa dhe të ngjashme”.

“Ne gjithashtu do të largojmë teoritë konspirative rreth vaksinave të Covid-19, të cilat tashmë dihen se janë pretendime të rreme”.

Nevoja për të reaguar shpejtë ndaj këtyre pretendimeve të rreme, është shtua kryesisht pas njoftimeve për zbulimin e vaksinave nga disa kompani në Evropë dhe SHBA.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere