Udhëheqëse e Editorialit dhe Koordinimit të Programeve
Hyrije Mehmeti është Udhëheqëse e Redaksisë dhe Koordinimit të Programeve në platformën për verifikimin e fakteve Hibrid.info. Ajo
aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoratës në “Media dhe Komunikim” në Universitetin e Evropës Juglindore (SEEU) në Maqedoninë e Veriut. Në vitet e fundit ka shërbyer edhe si asistente në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me mbi 12 vite përvojë në shoqërinë civile, media dhe komunikim, ajo ka punuar si specialiste për marrëshënie me publikun dhe komunikim në USAID Citizen Engagement Activity dhe për gati tetë vite në Institutin e Kosovës për Drejtësi (KLI) si redaktore përgjegjëse dhe menaxhere programi. Mehmeti është autore dhe bashkautore e disa raporteve dhe ka publikuar artikuj si dhe ka marrë pjesë në konferenca vendore dhe ndërkombëtare në
fushën e mediave. Ajo gjithashtu shërben si mentore në edukimin joformal për të rinjtë, veçanërisht në mendimin kritik dhe edukimin medial.
Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja
Privatësia juaj ka rëndësi
Cookies & analiza e trafikut
Përdorim cookies analitike për të kuptuar se si vizitorët lëvizin nëpër faqe dhe për ta bërë përmbajtjen sa më të dobishme. Nuk ndajmë të dhëna personale me palë të treta. Mund të pranoni ose të vazhdoni vetëm me cookies thelbësore të nevojshme për funksionimin e faqes.