Të fundit | Adriatik Kelmendi nuk është arrestuar Të fundit | Në imazhin e gjeneruar me IA, Kurti paraqitet në një ngjarje ku nuk mori pj… Të fundit | Hibrid.info pjesë e diskutimeve për integritetin e informacionit dhe zbatim… Të fundit | Fotografia e një ushtari estonez është përdorur për ta paraqitur si pjesëta… Të fundit | Mediumi rus pretendon rrejshëm se në Kosovë po bëhet rekrutim masiv i terro… Të fundit | Titulli nuk e specifikon shtetin, ndërsa artikulli pretendon pa fakte se Ho… Të fundit | Interneti po mbushet me përmbajtje të pavlerë të gjeneruar nga inteligjenca… Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza
Shkelzen Osmani
[ AUTORI ]

SHKELZEN OSMANI

Themelues dhe Kryeredaktor i hibrid.info

Shkelzen Osmani është Drejtor Ekzekutiv i ADS dhe themelues i Hibrid.info, një platformë për verifikimin e fakteve e cila është nënshkruese e verifikuar nga IFCN dhe anëtare e verifikuar e EFCSN. Për më shumë se 15 vite (2001–2016), Shkelzeni ka qenë aktiv në industrinë e mediave, duke punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar me shumë media vendore dhe ndërkombëtare. Që nga viti 2017, Shkelzeni është angazhuar si menaxher dhe udhëheqës i projekteve të ndryshme në fushat e medias, rinisë dhe ekonomisë. Në rolin e tij drejtues në ADS, Osmani ka themeluar dhe zhvilluar programe të reja brenda organizatës, si HibridLab, Kosovofacts.com dhe aktivitete të tjera. HibridLab fokusohet kryesisht në rregullimin e përmbajtjes informative në hapësirën digjitale përmes zgjidhjeve inovative teknologjike, ndërsa Kosovofacts.com është një platformë mediale dhe e të dhënave që ofron informata të sakta për Kosovën, të verifikuara paraprakisht nga Hibrid.info. Për të dhënë një kontribut më të specializuar në fushën e menaxhimit dhe mediave, ai ka përfunduar studimet MBA në Staffordshire University me temë “Ndikimi i marketingut digjital në transformimin e mediave”. Ky kombinim i përvojës dhe edukimit e ka motivuar të themelojë këtë platformë, me synimin për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt informativ në një epokë të digjitalizimit të shpejtë.
21 artikuj të publikuar
Rendit:

Nuk u gjetën postime.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere