Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e montuar nuk është e publikuar nga Edi Rama

FATBARDH DEMA

Përmes një foto-materiali, që po qarkullon së fundmi në internet, pretendohet rrejshëm se në profilin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është shpërndarë një fotografi me imazh të një posteri me portretin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe të një qeni pranë tij që mbanë pozitën e zakonshme për urinim.

Në përshkrim të kësaj fotografie shkruan “PHOTO OF THE DAY”, shqip – “Fotografia e ditës”.


Fotografia e montuar:


Megjithatë, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se një postim i tillë nuk gjendet në profilin zyrtar të Ramës në Facebook dhe si i tillë rezulton të jetë imazh i edituar (manipuluar). (shih këtu)

Edhe përkundër hulumtimit të makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info nuk ka arritur ta gjejë se kush ka qenë publikuesi i parë (autentik) i këtij imazhi të montuar. Megjithatë, ajo që lënë të kuptohet është se, ky imazh, ka filluar të shpërndahet shumë në 10 ditë-shin e fundit, gjatë kohës kur pati replika politike mes liderëve të shteteve lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Ky imazh, pas verifikimit të faktit nga hibrid.info, rezulton të jetë një shabllon për meme që është përdorur edhe në raste tjera.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky imazh është përdorur në shumë raste për të krijuar foto-material të montuar me përmbajtje satirike.

Pra, autorë të ndryshëm kanë përdorur fotografi të personazheve në disa raste të caktuara. (shih disa shembuj këtu dhe këtu)


Ky lloj foto-materiali i montuar me përmbajtje satirike, në botën virtuale njihet si “Meme”. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se fotografia që tregon një postim të Edi Ramës, është e montuar.

Kryeministri shqiptar nuk ka shpërndarë fotografi në Facebook që paraqet një qen duke urinuar në portretin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Por, imazhi është i montuar dhe ka përmbajtje satirike, i cili në botën virtuale përdoret në raste të caktuara për personazhe të ndryshme.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere