Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin pajisje ushtarake turke të dhuruara për Kosovën, por një ekspozitë të Forcave Ajrore të Brazilit

FATBARDH DEMA

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje një video-material me pamjet e një aeroplani ushtarak.

Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin raketa të Turqisë të cilat i janë dhuruar Kosovës.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë dhe se pamjet paraqesin një avion ushtarak të ushtrisë braziliane.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7312495605274660101

Në një pjesë të kësaj videoje shihet një pankartë në të cilën shkruan EXPOAER 2023.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se pamjet janë marrë nga një ceremoni e organizuar nga Forcat Ajrore të Brazilit për nderë të heroit të tyre kombëtar Santos Dumont, ku kanë ekspozuar avionët ushtarak. (shih këtu)


Përveç këtij fakti, hibrid.info ka arritur të gjejë në Youtube pamjet e avionit të njëjtë ushtarak që paraqitet edhe nga llogaria “mtrks25”. (shih këtu)

Përshkrimi i video-materialit i përkthyer në shqip:

Ngjarja e bazës ajrore FAB në Canoas RS: Portat e hapura për njerëzit që vizitojnë dhe shikojnë ekspozitat e avionëve ushtarakë dhe ngjarje të tjera si prezantimi i akrobacive me motoçikleta me grupin Arte e Equilíbrio.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se llogaria “mtrks25” në TikTok ka publikuar pamjet e një avioni ushtarak të Brazilit, me pretendimin e rremë se pamjet paraqesin raketat e Turqisë të dhuruara për Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere