Të fundit | “The Guardian” s’ka publikuar artikull me pretendimin se si do të përfundoj… Të fundit | Me citat të vjetër nga Policia, u raportua pa bazë për arrestimin e Ikballe… Të fundit | Edona Llalloshi mohon se ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaç… Të fundit | Titull i rremë në emër të BBC-së për rastin ndaj Thaçit Të fundit | Pretendohet pa fakte se paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve… Të fundit | Kosova e 47-ta dhe jo e 55-ta në IGP në kategorinë e militarizimit Të fundit | Pretendohet pa fakte se LDK-ja i ka ofruar kushte LVV-së për koalicion Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra…
[ ARTIKULLI ]

Haxhiu nuk ka deklaruar se “Kurti e Vuçiq punojnë kundër Kosovës”

HIBRID

Portali i dyshimtë “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull me titull “Bekim Haxhiu: ‘Kurti dhe Vuçiqi janë një, të dy punojn kundër Kosovës’”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Një lajm i tillë nuk është gjetur, edhe pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, përmes makinave të kërkimit.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

Bekim Haxhiu: ‘Kurti dhe Vuçiqi janë një, të dy punojn kundër Kosovës.’

Analisti i njohur nga PDK, Bekim Haxhiu që dikur ishte deputet i Partis Demokratike te Kosoves, gjatë intervistes së mbëmshme në T7 ka thënë se Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq janë një, sepse punojn kundër Kosovës.

Haxhiu tha: ‘Albin Kurti është i njejtë me Vucicin, sepse të dy punojn së bashku kundër Kosovës.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii intervisteen e pl00te

Analisti i njohur nga PDK, Bekim Haxhiu që dikur ishte deputet i Partis Demokratike te Kosoves, gjatë intervistes së mbëmshme në T7 ka thënë se Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq janë një, sepse punojn kundër Kosovës.

Haxhiu tha: ‘Albin Kurti është i njejtë me Vucicin, sepse të dy punojn së bashku kundër Kosovës.’ happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii intervisteen e pl00te

Vegëza e artikullit të publikuar në “GazetaProgresi.com”:

https://gazetaprogresi.com/bekim-haxhiu-kurti-dhe-vuciqi-jane-nje-te-dy-punojn-kunder-kosoves/

Analiza:

Artikulli përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Një lajm me pretendime të tilla nuk është gjetur edhe pas hulumtimit dhe kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit. Si rrjedhojë, ky artikull është kategorizuar nga hibrid.info si “lajm i rremë”, “dezinformatë” dhe “clickbait”.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere