Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek… Të fundit | Pretendim mashtrues për hantavirus në Kosovë: videoja e moderatorit lidhej… Të fundit | Osmani nuk ka thënë se ka incizime dhe transkripte të takimit mes Kurtit, V… Të fundit | Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
[ ARTIKULLI ]

Interpretim i pasaktë i akuzës së Kelmendit ndaj Kurtit

HIBRID

Një portal, i cilësuar si i dyshimtë – “valetal.info”, ka publikuar një lajm me titull “Gëzim Kelmendi: Albin Kurti nuk ka frikë nga Allahu, ai është turpi i jonë”, përmes së cilit pretendohet se ish-deputeti Kelmendi, në një postim në Facebook, ka akuzuar kryetarin e VV-së dhe ish-kryeministrin, Albin Kurtin, duke e quajtur si “turpi jonë”.

Përveç tjerash, ky medium, përmes këtij artikulli, i referohet në mënyrë të pabazuar kryetarit të partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendit si “kryetar i partisë me rrënjë turko-islamike”.


Artikulli i plotë i publikuar në valetal.info:

Gëzim Kelmendi: Albin Kurti Nuk Ka Frikë Nga Allahu, Ai Është Turpi I Jonë

Edhe Kryetari i Partisë me rrënjë turko-islamie, Gëzim Kelmendi ka reaguar për emërimin e bordeve me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti  po e tregon fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tij. Sipas tij, Kurti fitoj duke marrë vota në emër të çkapjes së shtetit / Tejaklo hapsiren edhe pas pak sekondave vazhdo te plote artikullin

Vegëza e artikullit të botuar në valetal.info:

Gëzim Kelmendi: Albin Kurti Nuk Ka Frikë Nga Allahu, Ai Është Turpi I Jonë


Bazuar në një hulumtim të shkurtër të bërë nga hibrid.info, rezulton që titulli i artikullit është krejtësisht ndryshëm, krahasuar me përmbajtjen e statusit të Kelmendit, të cilit i referohen në përmbajtje. Për më tepër, koha kur Kelmendi ka bërë këtë postim (3 prill 20202), nuk korrespondon fare me kohën e publikimit (28 gusht 2020), gjë që del jashtë kontekstit të ngjarjeve dhe rrethanave aktual, duke qenë se edhe pozita e vetë Kurtit nuk është e njëjta.


Statusi i plotë i Gëzim Kelmendit:

VV-ja me 200 mijë votat e marrura në emër të “çkapjes”, i “kapen” bordet”!

Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit nuk iu deshtën ma shumë se 60 ditë pushtet për ta treguar fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tij.

Ai i fitoi zgjedhjet e fundit me 6 tetor duke premtuar “çkapjen” e shtetit.

Por si duket lakmia për pushtet bëri që ai ta ndjekë rrugën e “paraardhësve” të tij, PAN-it dhe LDK-së.

Ai pasi i shkarkoi disa borde të ndërmarrjeve publike, filloi “kapjen” e tyre duke emëruar në pozita të larta ish- kandidat për deputet nga VV-ja dhe militiant të vet të VV-së.

Kjo tregon se VV-ja nuk dallon nga PAN-i dhe LDK-ja.

Kështu kur nuk e ke frikë ZOTIN, bën ç’të duash me pasurinë e shtetit.

Gëzim Kelmendi


Analizë:

Sipas analizës të bërë nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere