Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se ai është në përkrahje të PDK-së

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Jashari nuk ka shprehur mbështetje publike për asnjë prej subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve të parakohshme.

Publikohet një përmbajtje me mbishkrimin që pretendon se Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, është në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Ky pretendim është publikuar të enjten (28 maj) nga faqet me emrat “INFOX” dhe “HulumTime”, me anë të një imazhi ku ish-kryetari i komunës së Skenderajt shihet ulur pranë Bedri Hamzës, kryetarit të PDK-së.

Cila është e vërteta?

Jashari nuk ka shprehur mbështetje publike për asnjë prej subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhjeve të parakohshme.

Deri në momentin e trajtimit, këto përmbajtje me pretendimin, në total kanë marrë mbi 900 pëlqime dhe mbi 80 komente, nga përmbajtja e disa prej të cilëve mund të vlerësohet se ka mundësi që pretendimi të përceptohet si i besueshëm nga audienca e kësaj faqeje.


Për të verifikuar pretendimin, hibrid.info kontrolloi në llogarinë e Jasharit në Facebook. Postimi i fundit në këtë llogari është bërë më 27 maj. Në postimet e fundit që nga shpallja e vendimit për zgjedhje të parakohshme, nuk është hasur asnjë i tillë në të cilin Jashari shpreh mbështetje publike për ndonjë nga partitë politike në vend (shih këtu).


Hibrid.info ka vazhduar kontrollin duke hulumtuar me anë të motorit të kërkimit “Google”. Pas kërkimit me fjalët kyçe “bekim jashari”, rezultatet për publikimet e shtatë ditëve të fundit, shfaqën përmbajtje që raportonin se Jashari ishte i pranishëm në akademinë përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të lindjes së heroit Fehmi Lladrovci dhe 70-vjetorit të heroinës Xhevë Lladrovci (shih këtu).

Nga disa prej përmbajtjet me pamje të kësaj ngjarjeje, u vërtetua se në këtë aktivitet, Jashari ishte ulur pranë liderit te PDK-së, Bedri Hamza (shih këtu dhe këtu).

Kjo tregon se fotografia me anë të cilës është paraqitur pretendimi i trajtuar, është shkëputur nga shënimi i këtij aktiviteti.


Verifikimi në “Google” ka vijuar me kërkimin e drejtpërdrejtë të pretendimit. Por, rezultatet nga kërkimi nuk kanë shfaqur burime që konfirmojnë atë (shih këtu).


Pretendimi nuk është konfirmuar as nga PDK. Hulumtimi në faqet në Facebook të këtij subjekti politik dhe atë të kryetarit Hamza, nuk ka gjetur asnjë përmbajtje që do të vërtetonte se Jashari është në përkrahje të partisë më të madhe opozitare (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Një përmbajtje e publikuar në Facebook që pretendon se Bekim Jashari do ta përkrahë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit është e pasaktë

Fotografia e përdorur për paraqitjen e pretendimit lidhet me një aktivitet përkujtimor, ku Jashari ka marrë pjesë dhe është parë pranë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pa ndonjë deklarim politik.

Kontrolli në rrjete sociale dhe kërkimet në Google nuk kanë gjetur asnjë fakt që e konfirmon mbështetjen e pretenduar.

Bazuar në meodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere