Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

“Fox News” nuk e përmend fare Kurtin në raportim

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh me mbishkrimin ku shkruhet se “Media amerikane e afërt me Trumpin e bën lajm botëror për të mirë Krysminstrin Kurtin”.

Kjo përmbajte me mbishkrimin në imazh dhe në postim, është publikuar të premten (27 mars) në Facebook, nga faqja me emrin “Gazeta Minuti”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info gjeti se raportimit të cilit i janë referuar ky medium, nuk përmendet Albin Kurti, kryeministri i Kosovës.

Këtij postimi i është bashkangjitur edhe një vegëz e artikullit, i cili si titull ka të njëjtin mbishkrim si postimi (shih këtu).

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka mbi 400 pëlqime dhe mbi 100 komente. Në bazë të përmbajtjes së disa prej komenteve, është vlerësuar se ka mundësi që një pjesë e audiencës ta përceptojë pretendimin si të besueshëm. Faqja “Gazeta Minuti” ka mbi 246 mijë ndjekës (shih këtu).


Në kreun e artikullit pretendohet se Kosova i është bashkuar një grupi ndërkombëtar prej 30 shtetesh për të bashkëpunuar në mbrojtjen e kalimit të anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit, dhe se ky veprim është raportuar dhe përshëndetur nga Fox News, media e afërt me Donald Trump.

Kreu i artikullit:

“Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej 30 vendeve që kanë vendosur të bashkëpunojnë për të mbrojtur kalimin e anijeve tregtare në Shtretin e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, kështu shkruan Fox News, media e afërt me Trump, duke përshëndetur veprimin e Qeverisë së Kosovës.”

Meqë në këtë pretendim i referohet një mediumi në gjuhën angleze, Fox News, hibrid.info ka kryer kërkime përmes motorit të kërkimit, Google, duke përdorur fjalët kyçe “fox news kosovo” (shih këtu).

Raportimi i fundit i gjetur në uebfaqen e këtij mediumi, është i datës 8 mars të këtij viti dhe lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri (shih këtu).


Hibrid.info gjithashtu ka bërë kërkimin në Google, duke përdorur fjalët nga kreu i këtij artikulli. Rezultatet e kërkimit kanë nxjerrë disa artikuj në gjuhën shqipe që raportojnë se Kosova është në mesin e 30 vendeve që do të mbrojnë kalimin e anijeve në Ngushtica e Hormuzit. Këto raportime të mediave janë bazuar në citime nga Fox Business. (shih këtu).

Artikujt nuk e përmendin kryeministrin Kurti, por përfshijnë një video-material ku shfaqet një sekuencë me flamurin e Kosovës në emisionin “Morning with Maria”, i cili transmetohet në Fox Business. Video-materiali është marrë nga një postim në “X”, i llogarisë me emrin “@admirim” (shih këtu).

Hibrid.info gjeti videon e plotë nga emisioni, ku është diskutuar kjo çështje (shih këtu). Në video përcillet deklarata e Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO, i cili thotë se shtetet anëtare do të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara në sigurimin e mbrojtjes së Ngushtica e Hormuzit, duke përmendur një koalicion prej mbi 30 shtetesh për mbrojtjen e kësaj zone. Gjithashtu raportohet se presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton dërgimin e trupave të Divizionit të 82-të Ajror për të mbështetur marinsat amerikanë ose për të garantuar vetë rrjedhshmërinë e trafikut detar. Në raportim nuk përmendet Kosova, por shfaqet flamuri i shtetit në mesin e këtyre aleatëve të këtij koalicioni.

Videoja përfshin edhe një intervistë të shkurtë të Matthew Whitaker, ambasadorit të ShBA-së në NATO. Whitaker është përgjigjur në pyetjet se pse aleatët evropianë më në fund po angazhohen në zgjidhjen e kësaj çështjeje, kërcënimin e raketave me rreze të gjatë nga Irani ndaj Evropës, fytyrën e re të luftës, që është teknologjia e dronëve me kosto të ulët, sulmet masive me dronë nga Rusia dhe përgjigjjen e NATO-s si dhe garën për teknologjinë, ku u diskutua inovacioni ushtarak i SHBA-së.

As ambasadori në përgjigjet e tij nuk ka përmendur Kosovën apo udhëheqës të shtetit tonë.

Analiza:

Pretendimi se “Media amerikane e afërt me Trumpin e bën lajm botëror për të mirë Kryeministrin Kurtin” nuk është i saktë.

Raportimit të cilit i janë referuar në këtë pretendim, informon se Kosova bën pjesë në një koalicion ndërkombëtar për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit, duke pretenduar se Fox News ka përshëndetur këtë veprimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, në bazë të raportimit në disa artikuj tjerë në gjuhën shqipe, është sqaruar se Kosova përmendet si pjesë e këtij koalicioni, nëpërmjet shfaqjes së flamurit të saj në një video nga emisioni “Morning with Maria” në Fox Business,

Pas hulumtimit të përmbajtjes u gjet se raportimi i “Fox Bussiness” nuk përfshin kryeministrin Albin Kurti dhe nuk e lidh lajmin me Qeverinë e Kosovës.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere