Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Nga 2 gushti, BE-ja kërkon etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me inteligjencë artificiale

HIBRID

Bashkimi Evropian (BE) do të nisë nga 2 gushti zbatimin e rregullave të reja për transparencën e përmbajtjeve të krijuara ose të edituara me inteligjencë artificiale (AI). Sipas rregullave të reja, kompanitë do të duhet të bëjnë të qartë kur një përmbajtje, si imazh, video, audio apo tekst, është krijuar me ndihmën e AI-së.

Kompanitë do të mund ta bëjnë këtë përmes filigranëve digjitalë (watermarks) dhe shënjuesve të tjerë teknikë, të cilët mundësojnë identifikimin më të lehtë të përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të çojë në gjoba të konsiderueshme.

Sipas një zyrtari të BE-së, inteligjenca artificiale gjeneruese ka rritur ndjeshëm mundësinë e krijimit dhe shpërndarjes së dezinformatave, duke mundësuar prodhimin e përmbajtjeve në shkallë të gjerë dhe përshtatjen e tyre për audienca të caktuara. Për këtë arsye, rregullat synojnë t’u mundësojnë qytetarëve të dallojnë më lehtë përmbajtjet reale nga ato sintetike.

Në fokus të veçantë janë deepfake-t, përmbajtje të krijuara ose manipuluara me AI që mund të paraqiten si reale, përfshirë tekstet, fotografitë, videot dhe regjistrimet audio.

Kërkesat e reja do të zbatohen kryesisht për përmbajtjet e krijuara në kuadër të veprimtarive profesionale. Personat që përdorin inteligjencën artificiale vetëm për qëllime personale nuk do të preken nga këto detyrime.

Edhe tekstet e krijuara me AI që synojnë informimin e publikut për çështje me interes të përgjithshëm do të duhet të etiketohen, nëse janë prodhuar pa mbikëqyrje editoriale njerëzore. Megjithatë, rregullat parashohin përjashtime për përmbajtjet artistike, kreative, satirike dhe fiktive.

Sistemet ekzistuese të inteligjencës artificiale do të kenë kohë deri më 2 dhjetor për t’u përshtatur me kërkesat e reja.

Rregullat e BE-së kanë shkaktuar reagime të ndryshme nga kompanitë e teknologjisë. Disa përfaqësues të industrisë kanë paralajmëruar se zbatimi mund të jetë kompleks dhe se një numër i madh etiketimesh mund të krijojë konfuzion te përdoruesit.

Ndërkohë, kompanitë e mëdha teknologjike kanë nisur tashmë të përdorin mekanizma të ndryshëm për identifikimin e përmbajtjeve të krijuara me AI. TikTok kërkon etiketimin e përmbajtjeve të tilla, ndërsa Meta përdor etiketën “AI Info” në Facebook dhe Instagram. Google, së bashku me kompani të tjera të teknologjisë, po punon gjithashtu në zhvillimin e mjeteve për shënjimin digjital të përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Burimi: lemonde.fr

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere