[email protected]

Pretendohet pa fakte se përmes mbishkrimit “UÇK” në fshatin Uglarë, synohet të kërcënohen fëmijët serbë

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, me datë 25 maj ka lëshuar një komunikatë me pretendimin se, përmes një mbishkrimi “UÇK” në këndin e lojërave për fëmijë në fshatin Uglarë afër Fushë Kosovës, është përhapur mesazh kërcënues nga, siç e quan kjo zyre, “politika shoviniste e Albin Kurtit”. Përmes këtij mbishkrimi, kjo zyre vazhdon […]

Vuçeviq pretendon pa fakte se Kurti po planifikon t’i marrë me forcë katër komunat veriore

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, me 14 maj në emisionin “Novo Jutro” (Mëngjesi i ri) ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përgatit aksione për t’i marrë fizikisht katër komunat veriore. Ai ka pretenduar pa fakte se Kurti ka një plan që më 28 maj t’i marrë fizikisht ato komuna, t’i rrëzojë […]

Nuk bazohet në fakte pretendimi i mediave ruse dhe serbe se Kurti po përgatit incidente në veri

Mediumi në gjuhën serbe ”Alo.rs”,  ka publikuar një artikull sot (10 maj) me pretendimin se Albin Kurti do të tentojë të shkaktojë incidente të mëdha në veri të Republikës së Kosovës më 28 maj. Edhe mediumi rus Russia Today, në shërbimin në gjuhën serbe ka publikuar një artikull dje (9 maj) me titullin, “Kurti kërcënon […]

Publikohet video konspirative me pretendimin se Biden dhe Putin kanë planifikuar një sërë ngjarjesh për botën

Në median sociale “TikTok” është publikuar një video-material me mbishkrimin “Pandemia Axar në 2024” nga llogaria me emrin “lumjanana009”, në të cilin pretendohet për një sërë planesh për botën, të planifikuara nga takimi i fundit (16 qershor 2021) i presidentit të SHBA-ve, Joe Biden me presidentin rus, Vladimir Putin. Video-materiali pretendon se si rezultat i […]

Nuk ka fakte se plaçkitja e kishës ortodokse në Shtërpcë është shfaqje e kërcënimit ndaj serbëve

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (25 prill) një artikull për një plaçkitje të zyrës së kishës ortodokse Shën Nikolla në Shtërpcë. Lidhur me rastin ka reaguar Ministria e Kulturës së Serbisë. Në këtë reagim, ndër të tjera, pretendohet edhe se mosgjetja dhe ndëshkimi i kryesve të veprës është “pjesë e fushatës së […]

Pretendohet pa fakte se nisma “QUAD-i i Ballkanit Perëndimor” përbën një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”

Mediumi në gjuhën serbe “Novosti” dje (29 mars) ka publikuar një artikull me titull “HAPI I RI DREJT SHQIPËRISË SË MADHE: Iniciativë e rrezikshme në Shkup – Serbia dhe Srpska duhet të “mbyllin radhët”. Mediumi në fjalë, nismën e marrëdhënieve katërpalëshe mes katër shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i […]

Projektligji për AIMS nuk parasheh luftë spiunazhi ndaj Serbisë, siç pretendon Informer

Gazeta në gjuhën serbe “Informer” ka publikuar një artikull sot me pretendimin se Prishtina zyrtare ka plan për luftë spiunazhi kundër Serbisë. Artikulli i publikuar në gazetën në gjuhën serbe ka zënë vend edhe në ballinë me titull “Luftë spiunazhi kundër Serbisë: Shqiptarët krijojnë shërbimin sekret, serbët do të jenë objektivi kryesorë”. Pretendimet pa fakte […]

Pretendohet pa fakte se “autoritetet e Prishtinës po përdorin islamikët radikalë për të ushtruar presion ndaj serbëve të Kosovë”

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull dje (19 mars) me pretendimin se “autoritetet e Prishtinës po përdorin islamikët radikalë në njërën anë për të ushtruar presion ndaj serbëve të Kosovë” dhe se Kosova “ka strukturë organizative dhe kapacitet për islam radikal, edhe pse e fsheh atë nga opinioni”. Artikulli bazohet në deklaratat […]

Daçiq pretendon pa fakte se “qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova”

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (18 mars) me deklaratat e Ministritë të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pretendon se qëllimi kryesor i Albin Kurtit është “dëbimi i serbëve nga Kosova”. Daçiq këtë deklaratë e bëri në seancën e sotme (18 mars) të Byrosë për Koordinimin e Punës së […]