Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Videoja ku Trump kërcënon Serbinë është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material në të cilin shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA-së), Donald Trump, duke bërë një deklaratë kërcënuese ndaj Serbisë.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (22 qershor) nga një llogari në TikTok me emrin “azempajaziti”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se ky material është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA).

Deri në momentin e publikimit, videoja është shikuar rreth 50 mijë herë dhe ka mbi 90 komente. Nga përmbajtja e komenteve, mund të vlerësohet se një pjesë e audiencës ka gjasë ta marrë përmbajtjen si reale.


Deklarata e Trump e transkriptuar dhe e përkthyer nga videoja:

“Jam i gatshëm të përdor forcën ushtarake kundër të gjithë tiranëve. Së shpejti do ta ftoj në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Ne kemi forca ushtarake në Kosovë. Nëse Serbia i sulmon trupat tona, unë do ta shkatërroj Beogradin dhe Serbia e di këtë”


Hibrid.info ka përdorur platformën e kontrollit të përmbajtjeve të gjeneruara nga IA, “HiveModeration”, vlerësimi i së cilës tregon se video ka gjasa të jetë gjeneruar nga kjo teknologji.

Hibrid.info ka kryer gjithashtu një hulumtim përmes motorit të kërkimit “Google”, duke përdorur fjalët kyçe “Trump kërcënon Serbinë” dhe duke e kufizuar kërkimin në përmbajtjet e publikuara gjatë javës së fundit. Megjithatë, rezultatet e këtij kërkimi nuk kanë ofruar asnjë fakt apo material që do të konfirmonte një deklaratë të tillë (shih këtu).

Që kur mori drejtimin e presidencës së ShBA-së (shih këtu), Donald Trump ka përmendur në dy raste Kosovën dhe Serbinë. Në postimin e parë Trump ka shkruar se, gjatë mandatit të tij të parë, Serbia dhe Kosova ishin në një konflikt të ashpër që kishte zgjatur për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në luftë po të mos ndalohej nga ai (shih këtu) ndërsa në postimin e dytë ai e përmendi konfliktin, në mesin e shumë konflikteve të cilat ai i parandaloi (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se Donald Trump ka kërcënuar Serbinë në një deklaratë publike nuk qëndron.

Videoja përkatëse rezulton të jetë e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale dhe nuk ekziston asnjë burim zyrtar që e konfirmon një deklaratë të tillë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim” dhe “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere