Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Faqja e dyshimtë pretendon rrejshëm se ofron kredi deri në 5 mijë euro

FATBARDH DEMA

Faqja “Kredi Për Biznes” në Facebook vazhdon të publikojë postime me pretendime të rreme duke i paraqitur ato si oferta për kredi-marrje.

Me datë 14 korrik, kjo faqe ka postuar një ofertë për kredi-marrje deri në 5 mijë euro, duke pretenduar se në rast që klientët këto mjete i përdorin për të blerë pajisje elektro-shtëpiake, motoçikleta, makina apo tokë, atëherë do t’u ulet norma e interesit në 2%.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about), kjo faqe nuk ofron asnjë informatë. (shih këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi Për Biznes”:

https://www.facebook.com/krediperbiznes/posts/pfbid02dE4UoYhjsjJv3xKsze74d45mviDJwsuc72wLrvzGcvehoutn9NVpqfmYJRUaEAHYl


Në këtë postim, kjo faqe ka ofruar një numër kontaktues me prefiksin (+31), përmes së cilit ftohen klientët që të kontaktojnë për marrjen e kredisë.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se prefiksi +31 i takon shtetit të Holandës. (shih këtu)


Për të kontaktuar në këtë numër telefoni, të interesuarit duhet që ta përdorin aplikacionin për komunikim “WhatsApp”.

Hibrid.info ka kërkuar në këtë aplikacion numrin që është dhënë nga faqja “Kredi Për Biznes”, në të cilën shfaqet fotografia e një burri me emrin “Eric Dupont”. (shih fotografinë më poshtë)


Pas kontrollit të fakteve përmes “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia që shfaqet në “WhatsApp” me këtë numër kontaktues, paraqet ministrin e Drejtësisë në Francë, Eric Dupond-Moretti. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që faqja e lartcekur poston fushata të institucioneve financiare në Kosovë, madje duke ua larguar logot autentike me pretendimin t’i paraqesë si të saj. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se faqja “Kredi Për Biznes” pretendon rrejshëm se ofron kredi deri në 5 mijë euro, duke ofruar numër kontaktues me prefiks të Holandës.

Ky numër në aplikacionin për komunikim “WhatsApp” shfaqet me emrin dhe fotografinë e ministrit të Drejtësisë në Francë, Eris Dupont-Moretti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i ka vlerësuar këto faqe si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere