Të fundit | Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Tha… Të fundit | Pretendimi se Edi Rama kërcënoi me ushtri në Kosovë është i rremë, imazhi ë… Të fundit | Historiani britanik nuk ka dhënë deklaratë që krahason BE-në me Rusinë dhe… Të fundit | Albin Kurti nuk mori pjesë në protestat në Shqipëri, imazhi është i gjeneru… Të fundit | Videoja e lëvizjes së mjeteve ushtarake nuk u realizua në Shqipëri, por në… Të fundit | Imazhet që paraqesin skena nga protestat në Tiranë janë gjeneruar me IA Të fundit | Me imazh të gjeneruar me IA pretendohet rrejshëm se serbët e Kosovës po shk… Të fundit | Imazhi që paraqet një pankartë me mbishkrimin se protestuesit në Tiranë po… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se mbi 1 mijë persona janë arrestuar gjatë pr… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformatat për Kosovën në fushatën zgjedhore serbe, i…
[ ARTIKULLI ]

Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Thaçit

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Videoja pretendon se një dëshmitar serb në Hagë flet kundër Thaçit, por audioja është e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook (shih këtu), pretendohet se një dëshmitar serb shpreh dëshirën që Hashim Thaçi të ishte në vendin ku janë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Përmes titrave në gjuhën shqipe dhe audios në gjuhën serbe, në video dëgjohet një person duke thënë: “I kërkoj falje trupit gjykues, por do të doja që edhe Hashim Thaçi të ishte aty ku janë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Kjo do të ishte drejtësia e vërtetë për serbët.”

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të audios të kryer nga hibrid.info përmes platformave për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA), si dhe gjurmimi i pamjeve origjinale, tregojnë se videoja paraqet një pamje nga një seancë e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, së cilës i është vendosur një audio e rreme.

Pretendimi se një dëshmitar serb i ka shqiptuar këto fjalë gjatë një seance në Hagë nuk mbështetet nga pamjet origjinale të identifikuara gjatë verifikimit.

Analiza e audios përmes platformës Diop­ter.ai e vlerësoi atë me 100% si të gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Ndërkaq, platforma DetectDeepFakes.com e vlerësoi me 98% mundësinë që audioja të jetë e gjeneruar me AI (shih fotografitë më poshtë).

Gjatë hulumtimit u identifikua edhe burimi i pamjeve që shfaqen në video. Fotografia përkatëse ishte publikuar më 12 korrik 2023 nga mediumi “balkaninsight.com”. Pas identifikimit të datës, u kërkua regjistrimi i seancës së asaj dite në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Nga verifikimi u vërtetua se në seancën e 12 korrikut 2023 kishte dëshmuar Rrustem Mustafa (shih këtu), dhe jo një dëshmitar serb që shqipton deklaratën e paraqitur në videon që po qarkullon në Facebook.

Pra, videos i është vendosur një audio e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke krijuar përshtypjen e rreme se fjalët e paraqitura në titra janë thënë nga një dëshmitar serb gjatë një seance gjyqësore.


Analiza

Përmes një videoje që po qarkullon në Facebook pretendohet se një dëshmitar serb në Hagë ka deklaruar se Hashim Thaçi duhej të ishte aty ku janë Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se audioja është e gjeneruar me inteligjencë artificiale, ndërsa pamjet janë marrë nga një seancë e 12 korrikut 2023, në të cilën kishte dëshmuar Rrustem Mustafa.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere