Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e fëmijëve mbi gërmadha nuk është reale, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe dhe llogari në Facebook që kanë postime me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar me datë 8 tetor, një fotografi ku shihen disa fëmijë mbi gërmadha ndërtesash.

Nëpërmjet kësaj fotografie pretendohet se paraqitet optimizmi i fëmijëve në Gaza gjatë konfliktit aktual Izrael-Hamas.

Pas analizimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti tregon shenja të Inteligjencës Artificiale.


Fotografia e publikuar nga faqe dhe llogari në Facebook:

https://www.facebook.com/HusamedinAbazi/posts/pfbid036C86eni92o72YuzrKFF4GFLRPG6h9ZKzc2PbUqgRrPMN9wKsGB8MgEfRdNYQmpyql

https://www.facebook.com/arben.ramadani.507/posts/pfbid0xmcmfroczT2n23evSuvhZxjS3o87Axo3X9io8hrePL8HgHaVszJZ716zPrmSb2xql 


Pasi të analizohet fotografia nga afër vërehen deformime në krahët, duart dhe këmbët e fëmijëve, si dhe pamja vizuale është larg mprehtësisë reale.

Hibrid.info ka analizuar fotografinë me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Pas analizës së kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (këtu)

Edhe pas kërkimit të kundërt të fotografisë në disa motor kërkimi, nuk është gjetur ndonjë rezultat që përputhej me imazhet e publikuara nga mediat që mbulojnë konfliktin.


Analiza:

Nëpërmjet një fotografie ku shihen disa fëmijë mbi gërmadhat e ndërtesave, pretendohet se paraqitet optimizmi i fëmijëve në Gaza gjatë konfliktit aktual Izrael-Hamas.

Pas analizimit të fotografisë nga afër vërehen deformime të caktuara që sugjerojnë që imazhi është krijuar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

 

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere