Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Mediumi serb “Informer” pretendon rrejshëm se Kurti urdhëroi protestën e OVL-UÇK kundër Trendafilovës

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 14 maj 2025, mediumi në serbisht “Informer” (informer.rs) publikoi një artikull që pretendonte se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte organizuar ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për të penguar ardhjen në Prishtinë të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës për krimet e luftës, Ekaterina Trendafilovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së protestoi kundër ardhjes së Trendafilovës, duke hedhur tym të zi në vendin ku ishte planifikuar konferenca për media.

Çka pretendohet e çka ndodhi?

Artikulli i mediumit serb pretendon se Kurti ka organizuar ish-pjesëtarë të UÇK-së për të penguar ardhjen në Prishtinë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Në fakt, të mërkurën, Trendafilova, kishte paralajmëruar një konferencë për media në Prishtinë në orën 12:00. Në të njëjtën kohë dhe vend, u mblodh edhe Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, e cila shprehu kundërshtimin ndaj vizitës së saj.

Përkundër paralajmërimit për konferencë, ngjarja u shndërrua në protestë, ku në shenjë revolte u hodh tym i zi. Kryetari i OVL-UÇK-së deklaroi se Trendafilova sjell vetëm pasoja negative për Kosovën. Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët shprehën përkrahje për organizatat e dala nga lufta. (këtu)

Faktet tregojnë se nuk ka asnjë dëshmi që e lidh Kurtin me organizimin e kësaj proteste kundër ardhjes së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Protesta është organizuar në mënyrë të pavarur nga vetë veteranët, të cilët publikisht kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me gjykatën dhe vizitën e Trendafilovës.

Ndërkohë, Zyra e Specializuar e Dhomave Speciale të Kosovës njoftoi se konferenca e shtypit e planifikuar për Trendafilovën më 13 maj 2025 u anulua për arsye sigurie, pas protestave të veteranëve të luftës që përdorën bomba tymuese për ta penguar atë (këtu).

Sipas këtij njoftimi zyrtar, anulimi i ngjarjes ishte pasojë e trazirave në terren dhe jo rezultat i ndonjë ndërhyrjeje politike nga ana e qeverisë në detyrë.


Analiza:

Portali serb “Informer.rs” publikoi një artikull ku pretendohej se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte organizuar ish-pjesëtarë të UÇK-së për të penguar ardhjen në Prishtinë të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Megjithatë, faktet tregojnë se protesta u organizua në mënyrë të pavarur nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, pa asnjë dëshmi që ta lidhë Kurtin me këtë veprim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere