[email protected]
Pretendimi se “Muriqi po transferohet” është i rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “new24.info” ka publikuar një artikull me titull “Lamtumirë Mallorca dhe Lazio, Muriqi po transferohet aty ku askush nuk e priti”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, pasi nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i publikuar nga mediumi online “abcnews.al”, i cili flet rreth mundësisë së transferimit të Vedat Muriqit në klubin turk të ftubollit Galatasaray, pas ardhjes së trajnerit të ri, Okan Buruk, në krye të kësaj skuadre.

Pra, ende nuk ka asgjë zyrtare se Muriqi “po transferohet” në ndonjë skuadër, siç pretendohet në titull.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “new24.info”:

https://new24.info/45493?fbclid=IwAR3kp-uBJ8_F4C7XT4OvhzfoX0dZZrfKvjNVyH-sxqmHZuyIFtTQyrxcG44

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Sport”, e cila numëron mbi 13 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin online “abcnews.al”, me titull “Galatasaray do firmosë me trajnerin Buruk, Muriqi pritet të rikthehet në kampionatin turk”. (shih këtu)


Pas kërkimit në disa uebfaqe kredibile sportive, hibrid.info nuk ka gjetur ndonjë lajm për zyrtarizmin e Muriqit në ndonjë skuadër.

Gjithashtu, pasi në artikull flitet për mundësinë e kalimit të sulmuesit kosovar te skuadra turke Galatasaray, hibrid.info ka kërkuar në ueb faqen e tyre zyrtare tek opsioni “Kërko”, ndërsa rezultatet e kërkimit nuk shfaqnin asnjë lajm që ndërlidhet me emrin e Vedat Muriqit. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Portali i dyshimtë “new24.info” ka publikuar një artikull të mediumit online “abcnews.al” lidhur me mundësinë e transferimit të Vedat Muriqit tek skuadra turke, Galatasaray.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se “Muriqi po transferohet aty ku askush nuk e priti”. Kjo mund të kuptohet se sulmuesi kosovar është transferuar në ndonjë skuadër të re.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others