[email protected]
FTESË PËR OFERTË: Realizimi i emisionit televiziv
shape
shape
shape

Numri i thirrjes: HI-001-2023

Klienti: Hibrid.info

Vendi: Kosova

Data e publikimit: 16 gusht 2023

Data e mbylljes: 1 shtator 2023, ora 17:00

Lloji i kontratës: Shërbim

Vlera përfituese e vlerësuar: Mos te tejkaloj shumen e përgjithshme prej 10,800EUR

Fillimi dhe mbarimi i shërbimit: shtator 2023 – gusht 2024

Pranimi i ofertës: [email protected]

Rreth Projektit:

Projekti për realizimin e emisionit televiziv është mbështetur nga National Democratic Institute (NDI) dhe realizohet nga Platforma për luftën kundër dezinformatës “hibrid.info”, e cila është projekt i organizatës joqeveritare Action for Democratic Society” (ADS). Kjo platformë ka për qëllim identifikimin e dezinformatës përmes analizës së kontrollit të fakteve “fact-checking”.

Projekti do të realizojë një emision televiziv një herë në muaj, ku do të paraqiten gjetjet e raportit të rregullt mujor nga Hibrid.info, rreth gjendjes se keqinformimit të audiencës në Kosovë.

Përshkrimi i nevojave të thirrjes:

Hibrid.info, pjesë e OJQ “ADS”, kërkon të kontraktojë një produksion për realizimin e këtij emisioni televiziv.  Kompania e përzgjedhur e produksionit do të jetë përgjegjëse për prodhimin dhe ofrimin e produktit final të emisionit televiziv. Emisioni do të jetë informues, tërheqës dhe i përshtatshëm për një audiencë të gjerë. Tema, përmbajtja, skenari, prezantuesi dhe regjisori i emisionit do të sigurohen nga ne, dhe presim që produksioni të sjellë ide kreative, ekspertizë teknike dhe realizim profesional në projekt.

Emisioni xhirohet njëherë në muaj. Secili emision zgjat nga 25 deri 30 minuta.

Kërkesat specifike:

  • Kontribut në planifikimin dhe prodhimin e emisioneve.
  • Ekipi teknik për xhirim të emisioneve.
  • Sigurimi i të gjitha pajisjeve të nevojshme teknike për xhirim.
  • Post-produksion, duke përfshirë: montazhin, dizajnin, tonin, muzikën dhe grafikat.
  • Dorëzimi i episodeve të përfunduara në format të përshtatshëm për transmetim.

Produksioni do të ofrojë xhirimin e disa provave (sipas kërkesës së organizatorit) dhe të një piloti të emisionit, të gjitha këto pa pagesë, me qëllim të arritjes së plotësimit të kërkesave maksimale teknike dhe përmbajtësore të emisionit.

Buxheti:

Buxheti për këtë projekt është 10,800 Euro për të gjithë kohëzgjatjen 12 mujore, 1 emision për çdo muaj – 12 emisione në total. Ky buxhet duhet të mbulojë të gjitha kostot e prodhimit. Pagesa do të bëhet çdo muaj, pas realizimit (përfundimit) të produktit (emision mujor).

Kërkesat e Aplikimit:

Kompanitë e interesuara ftohen të paraqesin sa vijon:

  • Një propozim që përshkruan qasjen tuaj ndaj projektit, duke përfshirë një përmbledhje të shkurtër të përvojës suaj dhe punës së mëparshme.
  • Shembuj të prodhimeve të mëparshme të punëve përkatëse.
  • Lista e pajisjeve teknike
  • Lista e ekipit të produksionit që do të merret me Projektin.

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Eksperiencë e demonstruar në xhirimin e produkteve të ngjashme.
  • Kreativiteti dhe qasja inovative për krijimin e përmbajtjes.
  • Aftësi që dëshmon ofrimin e punës me cilësi të lartë.
  • Ekspertizë teknike dhe qasje në pajisjet e nevojshme.

Dorëzimi i ofertave:

Ofertuesit e interesuar janë të lutur të dorëzojnë ofertat e tyre me e-mail në [email protected]

Afati i fundit për dorëzimin:

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 01.09.2023, ora 17:00. Ofertat e pranuara  pas kësaj date nuk do të merren parasysh për vlerësim.

Procesi i përzgjedhjes:

ADS do të vlerësojë të gjitha ofertat e dorëzuara bazuar në pajtueshmërinë me kërkesat, efektivitetin e kostos dhe aftësinë e Produksionit për të ofruar shërbime me cilësi të lartë. Një listë e ngushtë e aplikuesve të mundshëm mund të kontaktohet për diskutime të mëtejshme dhe përzgjedhja përfundimtare do të bazohet fillimisht në përshtatshmërinë e kërkesave dhe në vlerën e përgjithshme të ofruar nga Produksionet.

Shënim i rëndësishëm:

Ky njoftim i prokurimit nuk përbën zotim nga ADS për dhënie të ndonjë kontrate. ADS rezervon të drejtën të refuzojë çdo ose të gjitha ofertat e marra nëse e gjykon të nevojshme dhe mund të anulojë procesin e prokurimit në çdo fazë pa marrë asnjë përgjegjësi.

Për çdo pyetje apo sqarim në lidhje me këtë njoftim, ju lutemi kontaktoni ne e-mail: [email protected]

Share With Others