[email protected]
Vazhdojnë të shpërndahen shpalljet e rreme për shitje urgjente të banesave me çmime jo reale
shape
shape
shape

Kohët e fundit në portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe po publikohen shpallje të rreme për shitje të banesave me çmime jo reale.

Në këta artikuj, përmes së cilëve synohet vetëm klikimi, në përmbajtje të tyre nuk jepen informacione lidhur me shitjen e këtyre banesave.

Një rast i tillë ka ndodhur sot dhe dje (25, 26 gusht) në portalet e dyshimta “web3lajme.icu” dhe “onlinenews54.com” të cilat kanë publikuar artikullin me titull “URGJENT! Shitet super apartament 4+1, vetëm për 49,990 euro….”.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet në imazh.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “web3lajme.icu” dhe “onlinenews54.com”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/24/urgjent-shitet-super-apartament-41-vetem-per-49990-euro/?fbclid=IwAR3T36Wy145WrM1BqFh_I6NAVo7WBgZyNMMgrNlGCWQQIHCb9xRLExC8a0k
https://onlinenews54.com/2022/08/26/urgjent-shitet-super-apartament-41-vetem-per-49990-euro/?fbclid=IwAR2oB0ZE_Kr6XL3gcSJW5wEarHQ5OJk84PgQ6FbjV4BWC5UGJ4WXgR7pIls

Ky artikull me këtë shpallje të rreme është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive”, “33shi.com” dhe “Pika Press”.


Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia e këtij apartamenti që shfaqet në artikull i përket një shpalljeje tjetër.

Banesa që shihet në këtë fotografi gjendet në Durrës në Shqipëri, e cila është në shitje për 50 mijë euro dhe ka vetëm 50 metra katrorë. (shih këtu)

Ndërsa në përmbajtje të artikullit të publikuar, hibrid.info ka gjetur se përshkrimi është i një apartamenti tjetër që gjendet në Tiranë, i cili është në shitje për 220 mijë euro. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që shpallje të rreme për shitje të banesave publikohen nga portale të dyshimta. Hibrid.info ka arritur të verifikojë disa raste të tilla të cilat janë vlerësuar si “mashtrime”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar shpallje të rreme për shitje të një banese (4+1), duke pretenduar se ajo është urgjentisht në shitje për 49,990 euro.

Përshkrimi i kësaj shpallje i përket një banese tjetër që gjendet në Tiranë, dhe jo asaj që pretendohet dhe mban çmimin 220 mijë euro.

Ndërsa në fotografi gjendet shpallja e një banese tjetër që gjendet në Durrës, e cila është 50 metra katrorë dhe mban çmimin 50 mijë euro.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull me këtë shpallje merr vlerësimin si “Mashtrim”.

Share With Others

Translate »