Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”, audioja është e gjeneruar me IA

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Deklarata për Thaçin nuk është bërë nga Gotovina, ndërsa audioja e videos është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Përmes një përmbajtjeje të publikuar në Facebook nga disa faqe, po pretendohet se gjenerali kroat në pension, Ante Gotovina, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, duke thënë: “Hashim Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”.

Përmbajtja u gjet e publikuar në Facebook nga faqet “TV Arbëria”, “vox24.net”, “Hasi info” e “Skenderaj.info”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pamjet e përdorura në këtë përmbajtje janë nga 5 gushti 2020, kur Gotovina mbajti fjalim në Knin me rastin e 25-vjetorit të operacionit ushtarak-policor “Oluja”.

Fjalimi i tij është publikuar dhe raportuar nga disa burime kroate, përfshirë HRT dhe media të tjera (shih këtu dhe këtu).

Në fjalimin origjinal, Gotovina foli për operacionin “Oluja”, ushtrinë kroate, viktimat e luftës dhe ndërtimin e një Kroacie demokratike. Në tekstin e fjalimit të publikuar nga burimet kroate nuk gjendet asnjë përmendje e Hashim Thaçit apo Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) (shih këtu dhe këtu).

Po ashtu, kërkimi në burime kredibile në gjuhën kroate dhe angleze nuk ka gjetur ndonjë dëshmi se Gotovina ka bërë deklaratën që po i atribuohet atij (shih këtu dhe këtu).


Për më tepër, analiza e audios së videos së publikuar nga faqet e lartcekura tregon se 63.5% e audios është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Kjo u vërtetua pas kontrollit përmes programit të automatizuar HiveModeration.com (shih fotografinë më poshtë).


Bazuar në këto të dhëna, deklarata “Hashim Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq” nuk është thënë nga Ante Gotovina në fjalimin e vitit 2020 dhe nuk gjendet dëshmi kredibile se ai e ka bërë ndonjëherë këtë deklaratë. Po ashtu, audioja në këtë video është e gjeneruar përmes IA.


Analiza

Një përmbajtje e publikuar në Facebook pretendon se gjenerali kroat në pension, Ante Gotovina, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë, duke e paraqitur atë si një deklaratë në mbështetje të UÇK-së.

Megjithatë, faktet tregojnë se pamjet e përdorura janë nga fjalimi i Gotovinës në Knin, më 5 gusht 2020, në 25-vjetorin e operacionit “Oluja”. Në versionin origjinal të fjalimit, të publikuar nga HRT dhe Index.hr, nuk ka asnjë referencë ndaj Hashim Thaçit apo UÇK-së. Gjithashtu, kërkimi në burime kredibile kroate dhe angleze nuk ka gjetur dëshmi që Gotovina ta ketë bërë ndonjëherë deklaratën që i atribuohet.

Analiza e audios së përmbajtjes së publikuar në Facebook ka treguar se 63.5% e saj është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Kështu, përmbajtja përdor pamje reale të Gotovinës nga viti 2020, por i shoqëron ato me audio të gjeneruar me IA dhe me një deklaratë të cilën ai nuk e ka thënë kurrë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.


Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere