Të fundit | Renditja e Shqipërisë në NCSI nuk nënkupton se vendi është i pari në botë p… Të fundit | Manipulohet përmes nxjerrjes nga konteksti deklarata e Kurtit për Gjykatën… Të fundit | Imazhi që pretendon një takim mes Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit është… Të fundit | Narrativat serbe pas optimizimit gradual të KFOR-it tek ura e Ibrit dhe man… Të fundit | Videoja e aksidentit në Turqi publikohet si ngjarje në Skenderaj Të fundit | Farage pretendoi pasaktë se Suedia dërgon të burgosurit e huaj në Kosovë Të fundit | “Hahaganda” – humori si keqinformim Të fundit | Millanoviq nuk ka deklaruar se Kurti përballet me kundërshtarë të paguar ng… Të fundit | Pretendimet dhe narrativat manipuluese të Vuçiqit lidhur me Kosovën në inte… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se portali suedez "Samnytt" raportoi për arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Manipulohet përmes nxjerrjes nga konteksti deklarata e Kurtit për Gjykatën Speciale

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Deklarata e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale është shkëputur nga konteksti dhe paraqitet në mënyrë manipuluese.

Llogaria në Facebook “Dekada e Re” ka publikuar më 11 gusht një përmbajtje në të cilën shfaqet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë një fjalimi në Kuvend.

Kjo përmbajtje ka mbishkrimin “Degjojeni me kujdes dhe shprendajeni sa me shume, Albin Kurti per UÇK dhe Shqiptaret”.

Në video, Kurti shihet duke thënë “Serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët. Korrjen dhe trafikimin e organeve”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se bëhet fjalë për shkëputje të deklaratës se Kurtit dhe nxjerrje nga konteksti.


FAKTET

Hibrid.info gjeti videon e plotë të fjalimit, prej nga është shkëputur nga përmbajtja. Videoja është publikuar në Youtube në kanalin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe ka titullin “Fjalimi i Albin Kurtit për Gjykatën Speciale | 23 prill 2014” (shih këtu).

Pas verifikimit të përmbajtjes u gjet se, në fjalimin e Kurtit, para pjesës që është paraqitur si pohim i tij, ekziston një hyrje ku ai thotë: “Pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po, serbët kanë bërë më shumë krime”. Kjo pjesë e vendos deklaratën në kontekst dhe tregon se Kurti po përshkruan një perceptim të mundshëm që mund të sjellë formimi i Gjykatës Speciale dhe jo mendim të tijin se shqiptarët kanë kryer krime (shih këtu). Pra në këtë fjalim ai kundërshtonte formimin e Gjykatës Speciale.

Deklarata e plotë e Kurtit nga fjalimi:

“Pas kësaj gjykate të veçantë do të thuhet që, po, serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia do të thuhet që serbët kanë ba ma shumë krime, Serbia, ama krimet ma monstruoze i kanë ba shqiptarët…”

Pse u trajtua përmbajtja e publikuar nga llogaria “Dekada e Re”?

Deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info, ky postim ka marrë mbi 83 mijë shikime, 262 reagime, 272 komente dhe 311 shpërndarje. Bazuar në komentet e lexueve mund të vlerësohet se audienca e ka përceptuar pretendimin e llogarisë “Dekada e Re” si të saktë (shih fotografitë më poshtë).


Hibrid.info, ka trajtuar edhe më herët përmbajtjen e ngjashme (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza

Videoja e publikuar nga llogaria “Dekada e Re” e paraqet në mënyrë të shkëputur një deklaratë të Albin Kurtit nga viti 2014.

Pjesa e hequr tregon se Kurti po përshkruante një pretendim të mundshëm pas formimit të Gjykatës Speciale, jo një qëndrim të tijin se shqiptarët kanë kryer krime më monstruoze.

Bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e kategorizon këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere