Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në skenën politike të Kosovës

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Pretendimi se Eliot Engel foli për lirimin e Hashim Thaçit në Euronews, është i rremë.

Në median sociale TikTok, llogaria “beku7633” ka publikuar më 29 korrik një përmbajtje me pretendimin se ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel kishte dhënë një deklaratë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në postim thuhet: “Lirimi i Thaçit do ta shpëtonte jo vetëm luftën dhe pavarësinë, por duket se do ta shpëtonte edhe skenën politike të Kosovës, e cila është katandisur keq”, duke pretenduar se kjo deklaratë është dhënë nga Engel për mediumin Euronews.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Verifikimi i fakteve i kryer online tregon se nuk ekziston asnjë dëshmi e besueshme që Eliot Engel të ketë bërë ndonjëherë një deklaratë të tillë.


FAKTET

Fillimisht, hibrid.info kreu kërkime në Google për deklaratën e pretenduar, por rezultatet nuk shfaqën asnjë artikull nga media apo burime kredibile që ta konfirmonin atë (shih këtu).

Meqenëse në postimin në TikTok pretendohet se deklarata është dhënë për Euronews, hibrid.info verifikoi edhe ueb-faqen zyrtare të këtij mediumi, euronews.com, ku nuk u gjet asnjë artikull apo intervistë që përmban një deklaratë të tillë të Eliot Engel (shih këtu).

Po ashtu, u kontrollua edhe shërbimi në gjuhën shqipe i këtij mediumi, Euronews Albania(euronews.al), por as aty nuk figuron ndonjë artikull që dëshmon se Engel ka bërë deklaratën e pretenduar për Hashim Thaçin (shih këtu).


Ish-kongresmeni amerikan vdiq më 10 prill 2026, nga ndërlikimet e sëmundjes së Parkinsonit, sipas familjes së tij (shih këtu).


Analiza

Pretendimi i publikuar në TikTok se ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel ka deklaruar për Euronews se “lirimi i Hashim Thaçit do ta shpëtonte edhe skenën politike të Kosovës” është i rremë.

Verifikimi i kryer nga hibrid.info nuk gjeti asnjë dëshmi në Google, në ueb-faqen zyrtare të Euronews apo në Euronews Albania që Engel të ketë bërë një deklaratë të tillë.

Si rrjedhojë, pretendimi nuk mbështetet nga asnjë burim i besueshëm. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere