Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb… Të fundit | Imazhi i Kryeministrisë në flakë gjatë protestave në Tiranë është i gjeneru… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Kurti po e mbështet Listën Studentore në Serbi përm… Të fundit | Titulli nuk e specifikon se 1 mijë euro për të porsalindurit ofrohen në Gre… Të fundit | Podesta nuk ka thënë se “Kosova nuk duhet ta pranojë dënimin e UÇK-së në kë… Të fundit | Imazhe të gjeneruara me IA paraqiten rrejshëm si pamje nga protestat në Tir… Të fundit | Mediat ruse dhe serbe pretendojnë rrejshëm se Kosova po përgatitet për luft… Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i Kryeministrisë në flakë gjatë protestave në Tiranë është i gjeneruar me IA

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Një imazh i shpërndarë në Facebook dhe TikTok paraqitet si pamje nga protestat në Tiranë, por është gjeneruar me IA.

Përmes një fotografie të publikuar në mediat sociale Facebook dhe TikTok pretendohet se studentët i kanë vënë flakën godinës së Kryeministrisë së Shqipërisë, gjatë protestave në Tiranë.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se fotografia është e gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA) dhe nuk paraqet një pamje autentike nga protesta.

Fotografia shoqërohet me pretendimin se studentët i kanë vënë flakën Kryeministrisë, duke krijuar përshtypjen se pamja paraqet një ngjarje reale të ndodhur gjatë protestave.


FAKTET

Analiza e fotografisë përmes platformës Hive Moderation, e cila përdoret për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruara me inteligjencë artificiale, e vlerësoi atë me 98.4% si të gjeneruar me IA (shih fotografinë më poshtë).


Që nga 13 tetori, në Tiranë po zhvillohen protesta të studentëve, të cilat po shoqërohen me përplasje me Policinë dhe incidente pranë institucioneve shtetërore.

Në raportimet e mediave më 14 tetor, u njoftua se protestuesit u vunë zjarrin pemëve pranë objektit së Kryeministrisë dhe hodhën kokteje molotovi në drejtim të saj. Sipas raportimit, Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën (shih këtu dhe këtu).

Këto raportime dëshmojnë se gjatë protestave ka pasur incidente me zjarr dhe hedhje të mjeteve piroteknike pranë institucioneve. Megjithatë, ato nuk e vërtetojnë fotografinë që po qarkullon në Facebook dhe TikTok.


Pak kontekst

Që nga 13 tetori, studentë dhe qytetarë po protestojnë në Tiranë dhe disa qytete tjera në Shqipëri, duke kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, lehtësimin e kostove të studimit dhe dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës. Protestat po shoqërohen me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ajo u ndërthur me lëvizjen “Revolucioni Flamingo”, e cila nisi muaj më parë në shenjë kundërshtimi ndaj projekteve turistike në Zvërnec dhe Sazan, për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe dyshimeve për korrupsion. Më pas, kërkesat e kësaj lëvizjeje u zgjeruan edhe në thirrje për largimin e qeverisë.


Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët raste të imazheve të gjeneruara me inteligjencë artificiale (IA), të cilat janë shpërndarë me pretendimin e rremë se paraqesin pamje autentike nga këto protesta (shih këtu dhe këtu).


Analiza

Fotografia e publikuar në TikTok dhe Facebook e cila paraqet Kryeministrinë të përfshirë nga flakët, është gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA) dhe nuk duhet të paraqitet si dëshmi fotografike e ngjarjeve reale.

Prandaj, pretendimi i paraqitur përmes kësaj fotografie është i pavërtetë në raport me autenticitetin e pamjes.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere