Të fundit | Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Tha… Të fundit | Pretendimi se Edi Rama kërcënoi me ushtri në Kosovë është i rremë, imazhi ë… Të fundit | Historiani britanik nuk ka dhënë deklaratë që krahason BE-në me Rusinë dhe… Të fundit | Albin Kurti nuk mori pjesë në protestat në Shqipëri, imazhi është i gjeneru… Të fundit | Videoja e lëvizjes së mjeteve ushtarake nuk u realizua në Shqipëri, por në… Të fundit | Imazhet që paraqesin skena nga protestat në Tiranë janë gjeneruar me IA Të fundit | Me imazh të gjeneruar me IA pretendohet rrejshëm se serbët e Kosovës po shk… Të fundit | Imazhi që paraqet një pankartë me mbishkrimin se protestuesit në Tiranë po… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se mbi 1 mijë persona janë arrestuar gjatë pr… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformatat për Kosovën në fushatën zgjedhore serbe, i…
[ ARTIKULLI ]

Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën shqiptare për urrejtje ndaj UÇK-së

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Një deklaratë e tillë nuk është gjetur në media apo burime kredibile, as në kërkimet në gjuhën shqipe dhe as në atë angleze.

Faqja në Facebook “Al Press Ora” të enjten (16 prill) ka publikuar një postim, përmes së cilit pretendon se profesori në Shkollën Ekonomike (LSE), James Ker-Lindsay, ka deklaruar se shërbimi sekret serb ka një departament të posaçëm që merret vetëm me diasporën kosovare dhe se urrejtja më e madhe ndaj UÇK-së buron nga ky drejtim. Sipas këtij pretendimi, thuhet se shërbimi analitik serb ka arritur të dominojë në këtë fushë.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online, u vërtetua se James Ker-Lindsay nuk ka bërë një deklaratë të tillë. Ky pretendim nuk është gjetur i publikuar në asnjë media kredibile.


Hibrid.info ka kryer fillimisht kërkime në Google lidhur me këtë pretendim, por nuk ka gjetur asnjë dëshmi se një deklaratë e tillë është publikuar në media apo burime kredibile (këtu).

Po ashtu, kërkimi është zgjeruar edhe në gjuhën angleze, pa rezultuar në ndonjë burim që do ta mbështeste pretendimin e bërë nga faqja e lartcekur (këtu).


Hera e fundit që James Ker-Lindsay ka folur për media në gjuhën shqipe, sipas gjetjeve online, është në qershor 2025. Në një artikull të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, ai ka folur për krizën politike në Kosovë, duke theksuar mungesën e vëmendjes ndërkombëtare dhe vështirësitë në zgjidhjen e ngërçit institucional.


Analiza

Përmes një postimi në Facebook u pretendua se James Ker-Lindsay ka deklaruar se shërbimi sekret serb ka një departament për diasporën kosovare dhe se urrejtja ndaj UÇK-së buron nga ky drejtim.

Pas verifikimit të kryer online, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë në media apo burime kredibile, as në kërkimet në gjuhën shqipe dhe as në atë angleze.

Sipas gjetjeve online, hera e fundit që James Ker-Lindsay ka folur për media në gjuhën shqipe është në qershor 2025, kur kishte komentuar krizën politike në Kosovë dhe mungesën e vëmendjes ndërkombëtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere